• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
2 N sh.pk është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. me nje game te gjere sherbimesh si : Ndertim, Insfrastrukture, Sherbim Skelerie , etj, kerkon te zgjeroje stafin e saj ne Departamentin Teknik te Ndertimit, ne pozicionin:

Inxhinier Ndertimi ne Zbatim per Objekt Ndertim Pallati:

Inxhinieri i ndertimit do te jete pergjegjes per menaxhimin e projektit ne te gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve te procedurave te kompanive.

Detyrat:

Është përgjegjës për sigurimin dhe plotësimin e të gjithë dokumentacionit Tekniko – Ligjor, Ekonomik sipas fazave të projektit.

Është përgjegjës për menaxhimin e grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij në koordinimin e drejtorive të Departamentit Teknik .

Është përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të projektit.

Bashkëpunon me Departamentin Juridik për lidhjet e kontratave të grupeve nënkontraktore . Ndjek zbatimin e kontratave të sipërmarrjes për punimet.

Është përgjegjës për monitorimin e progresit, kontrollet e analizës së materialeve dhe kryerjes së çështjeve të sigurisë dhe zgjidhjes së çdo problemi që mund të pengojë.

Bashkëpunon dhe koordinon me Departamentin e Prokurimit për porositë e materialeve në kohë, metodat dhe makineritë e nevojshme për realizimin e projektit;

Raporton ne mënyre periodike ( ditore dhe javore) tek departamentet Teknik , duke dorëzuar dokumentat suportues për punën e bërë në kantier

Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha detyrat e tjera që i ngarkohen.

Shqyrton projektet e tjera, preventivin dhe specifikimet teknike te objekteve qe do te ndertohet dhe ben verejtjet përkatëse kur konstaton mangesi dhe parregullesi;

Ben organizimin e ndarjeve të punës sipas nënkontraktoreve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt;

Harton librezën e masave për ndëshkimin që kryhen dhe e raporton çdo jave se bashku me stacionin e punimeve;

Evidenton dhe kusht për ndryshime në projektet e tjera dhe preventivin e objekteve pranë Administratorit dhe Departamentit Teknik

Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprori.

Kualifikimet:

Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Të ketë eksperienca të mëparshme pune në Zbatim , + 2 vite si Inxhinier Ndertimi

Të ketë aftësi menaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.

Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe veprimet e kontratave, në komunikim, etj.

Përfitimet:

Një ambient mikpritës dhe dinamik që keni mundësi dhe hapsirë për tu rritur profesionalisht;

Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;

Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

Paga konkurruese në treg;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë Cv-në në adresën : [B]hr.2nshpk@gmail.com[/B] ose ne nr.Cel.te vedosur tek TITULLI i njoftimit . (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit)

*Kandidatet që do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vend nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e Dhënave Personale”x

Cel.: 0688513500

Cel. : 0688513500
 


Apply WhatsApp
Back
Top