Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Qender
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Inxhinier Ndertimi Strukturist
Inxhinieri i ndertimit Strukturist do te jete pergjegjes për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.
Detyrat
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën email: info@fusha.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Inxhinieri i ndertimit Strukturist do te jete pergjegjes për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.
Detyrat
- Përpilimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt.
- Hartimi i situacioneve mujore per nenkontraktoret e projektit si dhe situacionet mujore kundrejt Klientit/Investitorit.
- Hartim i proces-verbale, libreza masash per objektin.
- Aprovimin e materialeve që implementohen/përdoren në kantier; Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
- Kontrollon cështjet e sigurise në kantier;
- Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurise së shëndetit e jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionve në fuqi;
- Marrja në dorëzim e punimeve të zbatimit, kryerja e inspektimeve të rregullta;
- Zbatimi me rigorozitet i kushteve te kontratave të sipëmarrjes të komunikuara nga departamenti juridik;
- Drejtimi, organizimi dhe koordinimi apo supervizimi i stafit në varësi për punime në kantier si dhe bashkepunimi me inxhinieret e tjerë në kantier dhe zyre;
- Asistenca gjate punimeve ne objekt sipas kerkesave te drejtuesit te kantjerit; Koordinimi i programit të punës midis nënkontraktoreve;
- Evidentimi i nevojave për materiale dhe mirëadministrimi i tyre si dhe i makinerive gjëndje në vendin e punës;
- Përgatitja e raporteve ditore, javore,mujore me problematika dhe ecurinë përkatese;
- Kontrolli i materialeve që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore);
- Të jetë pjesë e diskutimeve teknike brenda kompanisë njëkohesisht me supervizorin dhe investitorin;
- Detyra të tjera siç mund të nevojiten/kërkohen.
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Përvojë pune minimumi 10 vjet si Inxhinier Ndërtimi Strukturist.
- Të zotrojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
- Të ketë patentë te klasit B.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën email: info@fusha.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply