• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Inxhinier Ndërtimi

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kontrollon punimet që të jenë në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
  • Harton dhe ndjek grafikut e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Kontrollon grafikun e punimeve për ecurinë normale të tyre;
  • Kontrollon firmat nënkontraktore dhe merr masa që të përmbushen të gjitha kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
  • Kontrollon cilësinë e lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Jep zgjidhje nga ana teknike për problemet që mund të dalin gjatë punimeve;
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
  • Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurine e projekteve;
  • Menaxhon dhe monitoron grupet e punes apo individeve që punojnë në kantier;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave nga vartesit e tij;
  • Raporton mbi ecurine e punimeve nga grupet e punes tek Eprori i tij
Kërkesat e vendit të punës:
  • Te ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi;
  • Eksperiencë pune në kompani ndërtimi përbën avantazh;
  • Të njohë dhe të përdorë shumë mirë programin AutoCAD dhe paketën Microsoft Office;
  • Të njohë mirë dokumentacionin Tekniko –Ligjor;
  • Të dijë të përpilojë libreza masash, të zbërthejë projekte, të hartojë preventiva, të nxjerrë volumet dhe të hartojë situacionet mujore;
  • Të ketë aftësi analitike dhe të menaxhimit të kohës së punës.
Kërkesa të veçanta për kandidatët:
  • Të jetë i/e komunikueshëm;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Të jetë i/e aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
  • Të jetë i/e fokusuar ndaj detajeve dhe të jetë këmbëngulës;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup;
  • Të jetë i/e aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top