• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Grupi Kastrati është një shoqëri private shqiptare e themeluar në vitin 1991, e cila operon në më shumë se 6 indushtri në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, duke punësuar më shumë se 3’500 punonjës. Gjerësisht i njohur si lider i tregtimit të hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë, Kastrati operon edhe në: industrinë e sigurimeve, ndërtim dhe real-estate, turizëm urban, industrinë e rishitjes së automjeteve, retail, reklamim, etj. Grupi Kastrati njihet si një partner i besuar biznesi i cili përkushtohet të ofroj shërbime dhe produkte të cilësisë më të mirë, risi dhe inovacion, si edhe kontribut të vlefshëm në komunitetet ku vepron.

Përshkrimi i Pozicionit: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Departamenti:
Zbatimi i Projekteve
Vendodhja: Tirane
Raporton te: Drejtuesi i Projektit

Përgjegjësitë Kryesore:
  • Mbikëqyrja e punimeve në terren për të siguruar që zbatimi i projektit përputhet me projektin teknik, standardet e cilësisë dhe afatet kohore.
  • Koordinimi dhe komunikimi me ekipet e ndërtimit, furnitorët dhe palët e tjera të interesuara për ecurinë e punimeve.
  • Hartimi dhe kontrolli i planeve ditore dhe javore të punimeve në ndërtim.
  • Mbikëqyrja dhe verifikimi i përdorimit të materialeve të ndërtimit sipas specifikimeve teknike dhe kushteve të kontratës.
  • Kontrolli i progresit fizik dhe raportimi i ecurisë tek menaxheri i projektit.
  • Përpilimi i dokumentacionit teknik për matjet, volumet dhe përfundimet e punimeve.
  • Identifikimi i problemeve potenciale gjatë procesit të ndërtimit dhe sugjerimi i zgjidhjeve teknike për to.
  • Sigurimi që puna realizohet në përputhje me rregullat e sigurisë dhe mbrojtjes në punë.
Kërkesat për Kandidatin:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (preferohen ata me profil konstruksione ose zbatim).
  • Eksperiencë 10 vjecare në zbatim projektesh ndërtimi.
  • Njohuri të avancuara në interpretimin e projekteve teknike dhe standardeve të ndërtimit.
  • Aftësi në përdorimin e programeve inxhinierike si AutoCAD, Civil 3D, dhe softuerë të tjerë të lidhur me ndërtimin.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive ekipet në terren.
  • Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve teknike.
  • Njohuri të mira në përdorimin e paketës MS Office.
Të gjithë të interesuarit të dërgojne aplikimin e tyre ne e-mail: hr@kastratigroup.al
 


Apply
Back
Top