• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi Kostoist

Shoqëria “VEGA” sh.p.k. kërkon të punësojë Inxhinier Ndërtimi Kostoist.

Përshkrimi i punës:

• Zbërthen koston preventive të objekteve dhe projekteve të ndryshme;
• Ndjek dhe raporton në mënyrë periodike koston e objekteve dhe projekteve të ndryshme;
• Përpilon në mënyrë periodike situacionet e punimeve, librezat e masave, ditarët e ndërtimit, etj;
• Detyra të tjera të komunikuara nga drejtuesit e shoqërisë.

Kriteret dhe kualifikimet:

• Të zotërojë diplomë universitare në inxhinierinë e ndërtimit;
• Të ketë minimalisht 5 vjet eksperiencë në pozicionin e inxhinierit të ndërtimit të profilit kostoist;
• Të zotëroje njohuri shumë të mira në hartimin e dokumentave të punës për sektorin e ndërtimit si: Preventive, Situacione, Grafikë Punimesh, Libreza Masash, etj.
• Të ketë njohuri shumë të mira mbi materialet e ndërtimit;
• Të ketë njohuri shumë të mira mbi makineritë e përdorura në sektorin e ndërtimit;
• Të zotërojë shumë mirë programet kompjuterike Autocad, Sketchup, Microsoft Office.
• Certifikimet, kualifikime të tjera dhe eksperienca e punës përbëjnë avantazh.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-ne me email në adresën: sekretaria@vega.al
Whatsapp +355 697050917
 


Apply WhatsApp
Back
Top