• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi, Inxhinier Ndertimi në terren, Inxhinier Ndertimi- zyrë dhe Inxhinier Materialesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  3. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
RAFIN COMPANY" sh.p.k kompani në fushën e ndertimeve të ndryshme (www.rafincompany.com),
kërkon të punesojë individe energjike, te motivuar, me potencial dhe integritet te larte.

Pozicioni kërkon punonjes te kualifikuar, të përgjegjshem dhe me përvojë pune që do të angazhohet në realizimin e punës.

Kriteret dhe kualifikimet:

Për Inxhinier Ndërtimi

Kriteret e kualifikimit


Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Inxhinieri Ndertimi, në degë Hidroteknikë, etj
Të kete njohuri te avancuara te programeve teknike si: AutoCAD,MS Office si dhe programe te tjera inxhinierike
Te kete njohuri shume te mire ne gjuhen angleze
Te kete eksperience pune minimumi 3 vite ne pozicione te ngjashme
Aftesi shume te mira ne leximin dhe interpretimin e projekteve
Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve teknike
I afte te punoje ne grup dhe i pavarur si dhe te ruaje etike te larte profesionale.

Detyrat dhe pergjegjesite

Përgatitja dhe zbatimi i projekteve ndërtimore sipas standardeve teknike.
Hartimi i dokumentacionit teknik, preventivave dhe raporteve të punimeve.
Mbikëqyrja e punimeve në kantier dhe sigurimi i cilësisë së zbatimit.
Bashkëpunimi me ekipet teknike, kontraktorë dhe institucione përkatëse.

Për Inxhinier Ndertimi-zyre

Kualifikimet/Kerkesat:


  • Të ketë përfunduar arsimin e larte në profil Inxhinieri Ndertimi;
  • Aftesi shume të mira në përdorimin e paketes Office, Autocad dhe programeve te tjera inxhinierike ;
  • Te zoteroje shume mire gjuhen angleze;
  • Te jete i afte ne pergatitjen e preventivave-dosje teknike projektesh
  • Te kete eksperience pune min.3 vite
  • Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes;
  • Aftesi shume te mira ne leximin dhe interpretimin e projekteve;
  • Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve;
  • I afte te punoje ne grup dhe i pavarur si dhe te ruaje etike te larte profesionale

Për Inxhinier Ndërtimi në terren

Kriteret e kualifikimit

Diplomë e mesme profesionale ose universitare në Inxhinieri Ndërtimi në terren
Te kete eksperience pune minimumi 3 vite ne pozicione te ngjashme.
Njohuri bazë në leximin e projekteve teknike dhe përdorimin e programeve si AutoCAD, MS Office si dhe programe te tjera inxhinierike.
Aftësi për të punuar në ekip, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve teknike

Detyrat dhe pergjegjesite
Asiston në zbatimin dhe mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore në terren.
Kontrollon që punimet të realizohen sipas projekteve teknike dhe afateve të përcaktuara.
Ndihmon në përgatitjen e preventivave, matjeve dhe situacioneve të punimeve.
Raporton te inxhinieri i zbatimit ose drejtuesi i projektit për ecurinë e punës.
Koordinon me ekipet e punës dhe siguron respektimin e rregullave të sigurisë në kantier.

Për Inxhinier Materialesh

Diplomë universitare në Inxhinieri Materialesh, Inxhinieri Mekanike.
Përvojë në fushën e tenderëve ose materialeve të ndërtimit (minimumi 3 vite).
Te kete njohuri shume te mire ne gjuhen angleze
Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve teknike.
I afte te punoje ne grup dhe i pavarur si dhe te ruaje etike te larte profesionale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Analizimi i specifikimeve teknike të tenderëve.
Përgatitja e përshkrimeve dhe dokumentacionit teknik për ofertat.
Vlerësimi i cilësisë dhe kostos së materialeve të propozuara.
Komunikimi me furnitorë dhe ndjekja e dokumentacionit të konformitetit.
Mbështetje teknike gjatë zbatimit të projekteve.



Te gjithe kandidatet e interesuar dhe qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te ftuar te aplikojne duke derguar CV-ne e detajuar ne shqip me foto bashkengjitur ne adresen e emailit: info@rafincompany.com
cel: 0682044447

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste
 


Apply WhatsApp
Back
Top