• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
"Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:


INXHINIER MEKANIK


Kualifikimet dhe kërkesat:

Të ketë kryer studimet e larta në degën Inxhinieri Mekanike.
Të ketë eksperiencë pune minimumi 6 vite si Inxhiner Mekanik në HVAC, FF, PLUMBING, etj.
Të ketë njohuri në proceset dhe materialet përbërëse të një impianti mekanik, si dhe në menaxhimin e projekteve.
Të ketë eksperiencë në AutoCad bi dimensional, Excel, Word, software profesionale, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet.
• Të ketë njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet elektro mekanike.
• Të ketë aftësi të mira koordinimi në punime mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes, etj.
• Të ketë aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar).


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 10.09.2016 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top