Tirane, ofroj vend pune Inxhinier me profil Ndërtimi/Hidroteknik ose Topograf
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Qender
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
- Topografi | Gjeodezi
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Be part of our team!
Kompania jonë, që operon në sektorin e ndërtimit, kërkon të punësojë një Inxhinier me eksperiencë, i cili do të mbajë përgjegjësi për:
• Zbatimin teknik dhe administrativ të kontratave të ndërtimit, sipas kërkesave ligjore dhe standardeve teknike;
• Koordinimin dhe ndjekjen e punimeve në terren duke garantuar cilësinë dhe afatet e ekzekutimit;
• Përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe raporteve të progresit të punimeve;
• Komunikimin dhe korrespondencën me institucionet shtetërore dhe organet mbikëqyrëse për implementimin e projekteve;
• Hartimin dhe përditësimin e planifikimeve të punimeve dhe burimeve teknike;
• Identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike që mund të shfaqen gjatë zbatimit të punimeve;
• Sigurimin e respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit gjatë kryerjes së punimeve;
• Fleksibilitet për të marrë përsipër detyra shtesë që lidhen me nevojat e projektit dhe të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
• Diplomë universitare në Inxhinieri me profil Ndërtimi/ Hidroteknik ose Topografi;
• Eksperiencë minimale 3–5 vite në projekte ndërtimi ose infrastrukture;
• Njohuri të mira mbi procedurat ligjore dhe administrative që lidhen me zbatimin e kontratave;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi me palë të treta;
• Përdorimi i programeve teknike (AutoCAD, Civil 3D, etj.) dhe i paketës Microsoft Office;
• Aftësi për të punuar në grup, nën presion dhe me fleksibilitet në terren.

Çfarë ofrojmë:
• Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues;
• Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional;
• Projekte sfiduese dhe mundësi për rritje në karrierë.



Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Apply