Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kostoist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Inxhinier Kostoist
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Ai raporton direkt tek Projekt Menaxheri dhe Drejtori Teknik
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kualifikime të tjera:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link https://bit.ly/2NAHfWA
Afati i dorëzimit: 02/03/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Pozicioni: Inxhinier Kostoist
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Ai raporton direkt tek Projekt Menaxheri dhe Drejtori Teknik
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Përgatitja e Situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nën-kontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet;
- Rakordim mujor me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
- Përpilimin dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
- Kontrollin e preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
- Ndjekjen e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me PM,PT,IK;
- Raportimi i kostos së objekteve tek Projekt Menaxheri, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës;
- Përgatitjen e preventivave të paketave tenderuese;
- Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
- Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimore;
- Kontroll te tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontrakturët duke raportuar tek Projekt Menaxheri për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë;
- Asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, cost raporteve dhe Cash Flow të punimeve;
- Kontrolli mujor fizik i Inventareve për materialet;
- Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;
Kualifikime të tjera:
- Eksperiencë si preventivues ose kontrollues kostosh mbi 3 vjet për ndërtime civile dhe industriale;
- Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në kompanitë e ndërtimit;
- I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
- Të jetë i azhornuar me çmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
- Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
- Aftësi komunikuese dhe punuese ne grup;
- Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;
- Aftësi komunikuese dhe punuese ne grup.
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link https://bit.ly/2NAHfWA
Afati i dorëzimit: 02/03/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply