Tirane, ofroj vend pune Inxhinier i Sistemeve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Informatike | Programim
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozita: Inxhinier i Sistemeve
Përgjegjësitë dhe detyrat esenciale

Përgjegjësitë dhe detyrat esenciale
- Implementimi, konfigurimi, administrimi, dhe diagnostifikimi i teknologjive themelore të Windows platformës (Win200x Servers, Active Directory, DNS, Exchange, SQL, Sharepoint, SMS, ISA, etj)
- Diagnostifikimi dhe zgjidhja e problemeve të lidhjeve të rrjetit në ambiente të shpërndara të LAN/WAN, duke bashkëpunuar me kolegët e Infrastrukturës së klientëve dhe ofruesve tjerë të telekomunikimeve
- Analizimi dhe dokumentimi i sistemeve, arkitekturave dhe proceseve ekzistuese
- Konfigurimi, administrimi dhe diagnostifikimi i aplikacioneve të ndryshme për ruajtjen e shënimeve (HP, Veritas, etj)
- Zhvillimi, implementimi, dhe mirëmbajtja e strategjive për Disaster Recovery në përkrahje të teknologjive të përmendura me lartë
- Planifikimi dhe ofrimi i trajnimeve specifike për administratorët e sistemeve dhe klientëve në përgjithësi
- Asistimi i klientëve në fazën e kalimit në produkcion me sistemet e reja
- Zbatimi i detyra tjera relevante që mund të përfshijnë testimin e produkteve të reja, testimin e kualitetit, testimin e hardverit, dokumentimin, dhe dizajnimin apo modifikimin e programeve të trajnimeve për klientë
- Diplomë e nivelit Bachelor apo kombinim i edukimit, trajnimit dhe përvojës ekuivalente.
- Së paku 3vite përvojë në detyra të lidhura me TI
- Certifikata në Microsoft Mxxx, Cisco CCxx, HPxxx, EMC, VmWare janë përparësi
- Përvojë me harduer, aplikacione dhe infrastrukturë në ambientet e ndërmarrjeve të mëdha
- Përvoja në SAN është e dëshirueshme
- Njohje e lartë e arkitekturës së Windows Server, Active Directory, dhe Windows Server Network Infrastructure
- Njohje e lartë e strategjive dhe aplikacioneve për Server/Data Backup
- Njohuri punuese të Microsoft Exchange, Microsoft SQL dhe Microsoft ISA Servers
- Njohuri punuese të arkitekturave dhe teknologjive të TCP/IP LAN dhe WAN
- Kuptim i Cisco IOS, routing, switching, firewalls, dhe VPN
- Kuptim i SAN teknologjive dhe RAID arkitekturave
- Kuptim i Disaster Recovery metodave dhe teknologjive
- Njohja punuese e UNIX/Linux OS është plus
- Aftësi të larta në përcaktimin e problemeve, diagnostifikim dhe RCA (root cause analysis)
- Aftësi të larta komunikuese në shkrim dhe bisedë
- Aftësi të demonstruara për të prioritarizuar efektivisht dhe ekzekutuar detyra nën presion
- Aftësi të demonstruara për të punuar në ambient ekipor apo pavarësisht por sipas udhëzimeve të përgjithshme, me çka mund të arrihen caqet e implementimit apo përkrahjes me mbikëqyrje minimale
- Aftësi të demonstruara për punë efektive me ekipe të funksioneve të ndryshme për të adresuar çështjet teknike apo ato të biznesit
- Orientim dhe përkushtim i theksuar në shërbimin e klientëve
- Aftësi për të kuptuar, analizuar dhe hulumtuar rreth problemeve të natyrës komplekse, dhe për të sjellë rekomandime dhe vendime për zgjidhjen e tyre
- Aftësi për tu përgjigjur shpejtë në situata urgjente dhe për punë nën presion