Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Hidroteknik
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EGS -Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionimi , instalime karburantesh si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim ,zbatim.
Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!
Shoqëria "Engineering Global Solution" pjesë e Globe Group kërkon të punësojë :
TITULLI: Inxhinier Hidroteknik
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kualifikimet / Kërkesat
Të gjithë të interesuarit te cilët i plotësojnë këto kërkesa mund të dërgojnë CV me fotografi në adresën e e-mail hr@globegroup.al.
Jeni te lutur te përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni ne emailin e dërguar.
Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!
Shoqëria "Engineering Global Solution" pjesë e Globe Group kërkon të punësojë :
TITULLI: Inxhinier Hidroteknik
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndjek ecurinë e punimeve hidraulike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve hidraulikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
- Rishikon dhe harton koston e instalimeve hidraulike duke përgatitur preventivin total;
- Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
- Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
- Realizon projekt-instalime, linjat e furnizimit me ujë, Ujë Sanitar (Dhoma teknike) , Panele Diellore, MKZ, Instalime Hidrosanitare;
- Detyra të tjera që nuk janë përmendur specifikisht më sipër, dhe që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij.
Kualifikimet / Kërkesat
- Të ketë mbaruar Universitetin Politeknik, dega Inxhinieri Hidroteknike;
- Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 3 vjet;
- Të ketë njohuri në proceset dhe materialet që marrin pjesë në një impiant mekanik, si dhe në menaxhimin e projekteve;
- Të ketë eksperiencë në AutoCad, softëare profesionale, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;
- Të ketë njohuri të mira në Microsoft office;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
- Të jetë i disiplinuar dhe i aftë të marrë përgjegjësi.
Të gjithë të interesuarit te cilët i plotësojnë këto kërkesa mund të dërgojnë CV me fotografi në adresën e e-mail hr@globegroup.al.
Jeni te lutur te përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni ne emailin e dërguar.
Apply WhatsApp