• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Për të përforcuar stafin menaxhues teknik në projektet në zhvillim, kompania shpall pozicionin vakant për:

Inxhinier Elektrik me eksperiencë në ndërtimin e linjave elektrike.

Përshkrimi i Punës
Të sigurojë zbatimin korrekt të projekteve elektrike në terren për ndërtimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e linjave elektrike të tensionit të ulët, mesëm dhe të lartë, në përputhje me standardet teknike, kërkesat e kontratës dhe normat e sigurisë.

Detyrat e përgjithshme të rolit:

  • Ndjek nga afër procesin e punimeve elektrike në terren dhe siguron respektimin e projektit teknik.
  • Kontrollon instalimet elektrike, përmasat e përçuesve, izolatorëve, transformatorëve dhe pajisjeve ndihmëse.
  • Bashkëpunon me drejtuesit e kantierit për organizimin e punës dhe menaxhimin e ekipeve.
  • Monitoron zbatimin e masave të sigurisë teknike dhe HSE në çdo fazë të punës.
  • Verifikon përputhjen e materialeve të përdorura me specifikimet teknike.
  • Kryen matje elektrike dhe ndihmon në kolaudimet e linjave.
  • Raporton çdo ditë mbi progresin, problematikat dhe nevojat teknike të terrenit.
  • Merr pjesë në proceset e dorëzimit teknik dhe përgatit dokumentacionin përkatës.

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Diplomë e nivelit Master në degën Inxhinieri Elektrike.
  • Eksperiencë rreth 5 vite në linja elektrike.
  • Njohuri të mira mbi standardet elektrike dhe legjislacionin përkatës në Shqipëri.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar skema elektrike, planime teknike dhe dokumentacion zbatimi.
  • Eksperiencë në mbikëqyrjen e ekipeve dhe koordinimin në kantier.
  • Aftësi të mira organizimi, zgjidhje problemesh dhe komunikimi me palët e përfshira.
  • Njohuri mbi softuerë si AutoCAD, ETAP, ose programe të tjera teknike.
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Leje drejtimi kategoria B

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme
.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top