Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK (ZBATIMI)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant “INXHINIER ELEKTRIK” (ZBATIMI) për një kompani të madhe që operon në industrinë e energjisë së rinovueshme
DETYRAT E POZICIONIT
- Drejton punimet në projekt, kontrollon strukturën e objektit për vendosjen epaneleve, realizon matjet, bën përshkrimin e planit paraprak të punimeve dhe kontrollon parametrat e rrjetit të objektit.
- Nxjerr listën e materialeve të nevojshme dhe përgatit Transfer Orderat për këto.
- Përgatit projektin pararaprak të zbatimit duke u bazuar të konkluzionet e nxjerra nga matjetPërgatit listën e materialeve për prokurim në bashkëpunim me Inxhinierin e Prokurimeve
- Mban komunikim të vazhdueshëm me investitorin e projektit për të informuar në lidhje me ecurinë e projektit dhe për të qenë në dijeni të kërkesave, ankesave dhe sugjerimeve.
- Kontrollon sasinë dhe cilësine e materialeve të dërguara te furnitori.
- Përgatit raporte periodike për të pasqyruar ecurinë e punës tek Drejtuesit dhe kontrollon ecurinë e punës referuar afatit të dorëzimit të projektit.
- Realizon lidhjen e Sistemit Fotovoltaik me rrjetin Elektrik.
- Kontrollon në mënyrë të vazhdueshme procedurat e punës, kontrollon parametrat e sistemit me aparatin Benning Solar, verifikon punimet, bën konfigurimin e inverterave dhe ndezjen e tyre.
- Përgatit vizatimin as built në të cilin pasqyron në mënyrë të detajuar situatën e projektit.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar studimet për Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose degë të ngjashme;
Eksperienca: Të ketë minimalisht 2 vjet përvojë pune në të njëjtin drejtim;
Aftësitë:
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e AutoCAD;
- Të ketë njohuri në paketën Microsoft Office (Excel VBA do ishte avantazh);
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
- Të mbajë marrëdhënie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, planifikuese dhe në zgjidhjen e problemeve;
- Të jete i aftë te kryeje leximin e projekteve dhe implementimin e tyre;
- Të zotërojë patente makine Klasi B
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt «INXHINIER ELEKTRIK» (ZBATIMI)
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp