Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK (PROJEKTIMI)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant “INXHINIER ELEKTRIK” (PROJEKTIMI) për një kompani që operon në industrinë e energjisë së rinovueshme
DETYRAT E POZICIONIT
- Përgatit ofertën paraprake që përfshin preventivin, analizë prodhimi, planin teknik dhe planin e strukturës;
- Përgatit projektin paraprak pasi preventivi pranohet (plan teknik, plan strukture, lidhja e paneleve, skema elektrike, genplan, analizë prodhimi financiare, bashkimi i planeve me specifikat teknike, garancitë, licensat, certifikimet ISO, skanim dhe printim projekti)
- Përgatit kontratën e shitje-blerjes.
- Përgatit projektin e zbatimit dhe nxjerr listën e materialeve,
- Përgatit projektin përfundimatr AS-Built (skanim, printim, hapje e dosjes fizike për ruajtjen e dokumentave të projektit).
- Përgatit lejen në Bashki (ndërton hartën kadastrale, ndërton skemat sipas formatit të aplikimit të bashkisë, përgatit relacionin teknik, deklaratën e përgjegjësisë profesionale, grafikun e punimeve, vulosjen e paneleve dhe secilit dokument të përgatitur me vulë elektronike të drejtuesit teknik).
- Përgatit aplikimin në OSSH dhe për klientët me fuqi +50kW përgatit shtesën e fuqisë në OSSH.
- Mban kontakt me inxhinierët e shitjes së matëseve me dy drejtime dhe porosia e sahatit.
- Mban kontakt me klientët për plotësimin e dokumentacioneve si për aplikimin në OSSH, bashki dhe për shtesën e fuqisë.
- Kontakton dhe sqaron klientët lidhur me implementimin e impiantit fotovoltaik.
- Përgatit procesverbalin e punimeve.
- Mban kontakt të vazhdueshëm me inxhinierët e zbatimit lidhur mbi ecurinë e projektit.
- Mban stokun lidhur me produktet (panel, inverter).
- Çdo detyrë tjetër e caktuar nga Supervizori i tij/saj.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar studimet për Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose degë të ngjashme;
Eksperienca: Të ketë minimalisht 2 vjet përvojë pune në të njëjtin drejtim. Eksperiencë në zbatim e preferueshme
Aftësitë:
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e AutoCAD;
- Të ketë njohuri në paketën Microsoft Office (Excel VBA do ishte avantazh);
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
- Të mbajë marrëdhënie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, planifikuese dhe në zgjidhjen e problemeve;
- Të jete i aftë te kryeje leximin e projekteve dhe implementimin e tyre;
- Të zotërojë patente makine Klasi B
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt «INXHIER ELEKTRIK» (PROJEKTIMI)
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp