• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik në Departamentin e Blerjeve/ Logjistikës

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
  3. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Pozicioni: Inxhinier Elektrik në Departamentin e Blerjeve/ Logjistikës
Departamenti:
Blerjeve/ Logjistikes
Vendodhja: Tiranë


Përshkrimi i Punës
Inxhinieri Elektrik harton të gjitha kërkesat për ofertë në aspektin teknik. Kontrollon dhe harton dokumentat perkatese te kontrollit te pajisjeve me mberritjen e tyre në magazine/kantier për të verifikuar perputhshmerine teknike, packinglist dhe dokumentacionet e tjera. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda afatit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë. Fokusi I aktivitetit është në satcione elektrike dhe linja elektrike.

Detyrat e përgjithshme të rolit:
  • Te hartojë Kerkesat për Oferte në aspektin Teknik
  • Kontrolloj ofertat teknike të prodhuesve në lidhje me kerkesat e projektit;
  • Analizen e kerkesave te projekt te tenderuar;
  • Pergatitjen e e tyre ne pershtashmeri per tju derguar Prodhuesve dhe bashkepuntoreve;
  • Analiza ne perputhshmeri te Prodhuesve dhe alternativeave te sjella me kerkesat e projektit;
  • Pergatitja e paketes finale per prezantim ne tender te prodhuesit te perzgjedhur ne bashkepunim me Pergjegjesine grupit te tenderimit;
  • Te kontrollojë dokumentacionnin Teknik që dorëzohet nga prodhuesit për miratim gjatë zbatimit të kontrates;
  • Te monitorojë afatet e levrimit të pajisjeve;
  • Të ndjeke levrimin e mallit nga nisja deri në mberritjen e tij në kantier;
  • Të kontrollojë dhe të hartojë dokumentet perkatese të kontrollit të pajisjeve me mbërritjen e tij në magazinë/kantier për të verifikuar përputhshmerinë teknike, packinglist dhe dokumentacionet e tjera;
  • Te kordinojë nga ana teknike prodhuesit dhe departamanetet e tjera inxhinierike apo te project manager për sqarime teknike të nevojshme.
  • Te monitorojë repsektimin e detyrimeve kontraktore nga ana e prodhuesve.
  • Raporton tek Menaxheri I Logjistikes;


Kriteret dhe kualifikimet:
  • Diplomë master në degën Inxhinieri Elektrike;
  • Njohuri të programeve AutoCAD, Msc Office;
  • Njohuri te mira gjuhës angleze;
  • Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme 1-3 vite;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim;
  • Aftësi shumë të mira në organizim;
  • Njohuri të standardeve dhe rregulloreve të industrisë;

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj deri në datën 30-09-2024 në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme
.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 


Apply
Back
Top