• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier/e Ndërtimi ne zyre

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Pozicioni: Inxhinier/e Ndërtimi

Lloji I punës: Full Time

Përshkrimi i Punës

Inxhinieri i Ndërtimit në zyrë është përgjegjës për hartimin, analizimin dhe zhvillimin e projekteve teknike të objekteve ndërtimore, në përputhje me standardet teknike, ligjore dhe kërkesat e investitorit.

Detyrat e përgjithshme të rolit:
  • Hartimi i projekteve arkitektonike dhe/ose konstruktive.
  • Përgatitja e vizatimeve teknike (plane, prerje, detaje konstruktive).
  • Llogaritje statike dhe dimensionim i elementeve strukturore.
  • Përgatitja e preventivëve dhe specifikimeve teknike.
  • Kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit teknik.
  • Përshtatja e projekteve sipas kërkesave të klientit dhe standardeve në fuqi.
  • Përgatitja e preventivëve (BOQ) dhe llogaritja e volumeve.
  • Hartimi dhe verifikimi i situacioneve mujore të punimeve.
  • Mbështetje teknike për ekipin e zbatimit në terren (kur kërkohet).
Kriteret dhe kualifikimet:
  • Diplomë e nivelit Bachelor dhe Master në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Minimum 2-3 vite eksperiencë në projektim (preferohet).
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet.
  • Njohuri mbi programet AutoCAD, MS Project, ETABS / SAP2000 / SAFE dhe programe të tjera të menaxhimit të projekteve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Leje drejtimi e kategorisë B
Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.

.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top