• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier/e Mjedisi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience

Alko Impex Construction, një nga kompanitë më të konsoliduara në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës në Shqipëri, po zgjeron ekipin e saj dhe kërkon të punësojë: Inxhiner/e Mjedisi


Detyrat​

  • Harton, zbaton dhe monitoron projekte që synojnë mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.
  • Përgatit Raporte të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Planet e Menaxhimit Mjedisor dhe Social.
  • Analizon të dhënat mjedisore (tokë, ujë, ajër) dhe përgatit raporte teknike.
  • Bashkëpunon me inxhinierë të fushave të tjera për të siguruar që projektet përputhen me standardet mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Vlerëson rreziqet mjedisore dhe propozon masa për minimizimin e ndikimit negativ.
  • Merr pjesë në inspektime në terren, mbledh të dhëna dhe monitoron zbatimin e praktikave të qëndrueshme.
  • Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për marrjen e lejeve mjedisore.
  • Çdo detyrë tjetër të caktuar nga Eprori.

Kualifikimet​

Kërkesat kryesore:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisi, Shkenca Mjedisore.
  • Përvojë pune në projekte mjedisore mbi 5 vjeçare.
  • Te jete i pajisur me certifikate VNM (Vleresim te ndikimit ne mjedis)
  • Njohuri të mira në ligjet dhe rregulloret mjedisore.
  • Aftësi në përdorimin e softuerëve ose mjete të tjera të analizës mjedisore është avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikimi dhe raportimi teknik.
Dërgo CV-në tënde tani në: info@alkoimpex.al
Për më shumë informacion: +355686858347

Cel. : +355686858347
 


Apply WhatsApp
Back
Top