• Tirane, ofroj vend pune INXHINIER/E HIDROTEKNIK për PROJEKTIM

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E HIDROTEKNIK për PROJEKTIM.

DETYRAT KRYESORE:

  • Inxhinieri Hidroteknik është përgjegjës për hartimin e projektit, vizatimeve, pergatitjen e relacionit Teknik, të preventivit, dhe dhe specifikimet e produkteve deri në dorëzimin e paketës së plotë të projektit.
  • Inxhinieri Hidroteknik menaxhon kostot teknike ekonomike të fazës së projekteve, referuar standardeve dhe normave në fuqi.
  • Harton projektin hidraulik në bashkëpunim me Departamentet e tjera.
  • Harton detajet e nevojshme të projektit.
  • Harton vizatimin përfundimtar sipas ndryshimeve që vijnë nga kantieret e ndërtimit.
  • Supervizon punimet e projektit në zbatim.
KRITERET DHE AFTESITË KRYESORE:
  • Të ketë diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Hidroteknikë.
  • Të njohë dhe të punojë në programin AutoCad, Microsoft Offic, WaterCad, Revit, etj..
  • Të ketë njohuri mbi normat dhe standardet e projektimit.
  • Të ketë mbi 3 vite experiencë në projektim.
  • Të zotërojë gjuhën angleze.
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:hr@salillari.al, ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top