• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Civil

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Pozicioni: Inxhinier Civil.

Departamenti: Civil

Vendodhja: Fier

Lloji I punës: Full Time



Përshkrimi i Punës

Inxhinieri Civil koordinon të gjitha shërbimet civile në kantier. Kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit të miratuar. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda afatit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë. Fokusi I aktivitetit është në satcione elektrike dhe linja elektrike.


Detyrat e përgjithshme të rolit:

Kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit të miratuar.
Kryen detyra të tjera që i caktohen nga site manager ose project manager.
Kontrollon materialet që implementohen në kantier.
Identifikon dhe jep zgjidhje nga ana teknike për problemet gjatë punimeve.
Formulon proces-verbalet për punimet shtesë, marrjen në dorëzim të punimeve.
Asiston drejtuesin e punimeve për supervizimin dhe menaxhimin e punimeve.
Harton dhe kontrollon librezën e masave për punimet që mbikqyr.
Kontrollon punimet e punonjësve për zbatimin me cilësi të tyre dhe sipas grafikut të punimeve.


Kriteret dhe kualifikimet:

Diplomë master në degën Inxhinieri Ndërtimi.

Njohuri të programeve AutoCAD, Revit, Msc Office.

Njohuri të mira gjuhës angleze.

Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme 1-3 vite.

Aftësi shumë të mira në komunikim.

Aftësi shumë të mira në organizim.

Njohuri të standardeve dhe rregulloreve të industris.

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj deri në datën 10-10-2024 në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme
.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top