• Tirane, ofroj vend pune Institutional Relations Coordinator

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023


Pozicioni: Koordinator i Marrëdhënieve Institucionale
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë


Përmbledhja e Pozicionit: Eshtë personi që lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin efektiv ndërmjet shoqërisë dhe institucioneve të ndryshme. Mban marrëdhënien me institucionet shtetërore për aplikime, vërtetime etj, si dhe nevojat që lindin nga kontratat e klienteve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

Marrëdhëniet e shoqërisë dhe institucioneve shtetërore:
  • Eshtë pjesë kontakti mes institucioneve shtetërore dhe shoqërisë. Sigurimi i listave të dokumentacionit të nevojshëm për aplikime të ndryshme sipas institucioneve;
  • Kryen kontrollin e fundit të dosjes për aplikim sipas listës së përfituar më parë;
  • Kryen aplikimin në institucion dhe e ndjek sipas afateve të aplikimit;
  • Kryen plotësimin ose saktësimin e kërkesave që mund të ngrihen nga institucioni gjatë fazës së vlerësimit të aplikimit. Nëse ngrihen kërkesa për plotësim, ato përcillen tek Menaxheri i Njesisë;
  • Kryen përcjelljen e perfaqësuesve të institucioneve në terren nëse është e nevojshme dhe e kërkuar nga institucioni;
  • Tërheq faturat dhe çfarëdo lloj dokumenti tjeter të lëshuara nga institucionet shtetërore për shërbimet dhe kontrollet që ato kryejnë karshi shoqërisë;
  • Ndjek me Departamentin e Financës së shoqërisë pagesat e faturave të lëshuara nga institucionet shtetërore;
  • Tërheq vërtetimet e pagesave dhe faturave tatimore nga institucionet shtetërore për shoqërinë;
  • Asiston Departamentin e Financës së Shoqërisë;
  • Tërheq taksat dhe tarifat vendore në bashkitë përkatëse;
  • Kryen procesin e verifikimit dhe saktësimit të taksave dhe tarifave vendore mes bashkive dhe Departamentit të Financës;
  • Tërheq vërtetimet për likujdim të taksave dhe tarifave vendore nëse kërkohet nga shoqëria;

Marrëdheniet e shoqërisë dhe klientëve të shoqërisë:

Bazuar në kontratat e sipërmarrjes apo marrëdhenieve të tjera me shkrim mes shoqërisë dhe klientëve, këtyre të fundit i ofrohen shërbimet e mëposhtme:
Aplikime pranë UK dhe OSHEE:
  • Verifikim financiar i pagesave të kontratës. Nese ka debi, lajmërohet personi përgjegjës në shoqëri për likujdimin e detyrimeve;
  • Përgatitje dokumentacioni për dosjen e aplikimit të kalimit të kontratës së UK;
  • Aplikim për kalimin e kontratës dhe ndjekja e saj për respektimin e afatit kohor;
  • Tërheqja e faturave financiare për likujdim në Departamentin e Financës;
  • Tërheqja e kontratave dhe librezave në emrin e klientit;
  • Lajmërimi i personit përgjegjës në shoqëri ose i klientit.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti

Kualifikime të tjera:
  • Eksperiencë të ngjashme;
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit të shkruar dhe verbal;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunues në një mjedis dinamik;
  • Aftësia për të përcjellë informacionin në mënyrë të qartë dhe bindëse si për ekipet e brendshme ashtu edhe për institucionet e jashtme;
  • Aftësi të forta ndërpersonale për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie pozitive me aktorë të ndryshëm;
  • Njohuri rreth proceseve për aplikime të ndryshme që lindin nga marrëdhënia e shoqërisë me institucionet shtetërore si dhe nga marrëdhënia e shoqërisë me klientët e saj;
  • Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze; gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...ional-Relations-Coordinator?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 16/04/2025
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top