• Tirane, ofroj vend pune Human Resources Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
partner_cover.jpg


Partner.al
kërkon një Human Resources Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në projektimin/ prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave.


Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për Kompaninë përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin, zhvillimin dhe vleresimet e performancës;
  • Përpunon dhe zhvillon planin e punësimit të personelit;
  • Studion dhe përpunon profilin e kandidatit që do të rekrutojë;
  • Asiston gjatë intervistave teknike dhe specifike;
  • Drejton zhvillimin e karrierës së personelit;
  • Kontrollon dhe vlerëson nga njëra anë rezultatet dhe nga ana tjeter mirëqënien e punonjësve në ambientet e punës;
  • Kontrollon dhe vlerëson potecialet dhe aftësitë e punonjësve;
  • Ripozicionimi i personelit në rolet më të përshtatshme;
  • Organizon dhe vendos kurset e trajnimit të nevojshëm për zhvillimin e kompetencave të punojësve në rolet përkatëse;
  • Përgjegjës për krijimin e një ambienti të qetë në punë;
  • Përmbushni të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet / inspektimet e zyrës së punës, dosjet e punonjësve, njoftime, etj)
  • Krijon dhe zbaton politikat dhe rregulloret e burimeve njerëzore;
  • Përgjegjës për menaxhimin e pagave & përfitimet e punonjësve;
Kualifikimet/Kërkesat:
  • Të ketë përfunduar studimet master, preferohet në profil Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Kërkohen indidvid energjik dhe të motivuar.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Cel. : 355675007771
 


Apply WhatsApp
Back
Top