• Tirane, ofroj vend pune HSE Koordinator Me Eksperience

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
OSS shpk, një studio konsulence e specializuar në Sigurimin Teknik në Punë, është në kërkim të një profesionisti të kualifikuar për të mbuluar rolin e Koordinatorit HSE. Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë të gjerë në fushën e HSE, njohuri të thelluara të legjislacionit shqiptar dhe standardeve ndërkombëtare, si dhe aftësi për të ofruar shërbime konsulence të nivelit të lartë për klientët tanë.

Vendndodhja: Tiranë, Durrës Shqipëri
Pozicioni: Koordinator për Shëndetin, Sigurinë në Punë (HSE) – Nivel Konsulent


Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori është përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve të një prej klientëve tanë. Të koordinojë të gjithë kantierin dhe personat përgjegjës të tyre dhe të sigurohet se kompania i përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik;
  • Të hartojë dhe zbatojë planet e menaxhimit HSE në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare (p.sh., ISO 45001, )
  • Kryerja e vlerësimeve të rrezikut dhe zhvillimi i dokumentacionit përkatës (planë emergjence, plane sigurie, etj.).
  • Organizimi dhe mbajtja e trajnimeve për punonjësit dhe kontraktorët në lidhje me politikat dhe procedurat HSE.
  • Monitorimi dhe auditimi i praktikave të sigurisë në vendin e punës për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe standardet e kompanisë.
  • Investigimi i incidenteve dhe aksidenteve, përgatitja e raporteve dhe propozimi i masave parandaluese.
  • Konsultimi me klientët për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe për të përmirësuar performancën e tyre në fushën e HSE.
  • Të inspektojë, të kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
  • Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
  • Të asistojë në mbledhjet periodike të këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në kantier dhe zyrë;
  • Të inspektojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
  • Asiston stafin e klientëve mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;
  • Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në kantier;
  • Të bashkërendoj me drejtuesit e kantiereve për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikëqyret prej tyre;
  • Të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.
Edukimi: Të zotërojë diplomë të një prej degëve të Universitetit Politeknik.

Kualifikime të tjera:
  • Minimumi 6 vite eksperiencë në menaxhimin e HSE, preferohet në role konsulence.
  • Njohuri të thelluara të legjislacionit shqiptar për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe të standardeve ndërkombëtare përkatëse.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi, si dhe përvojë në mbajtjen e trajnimeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar projekte të ndryshme njëkohësisht.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe mjeteve të tjera të menaxhimit të dokumentacionit.
  • Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë dhe shëndetin;
  • Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit të sigurisë së akredituar nga institucionet shtetërore;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personale;


Çfarë Ofrojmë:

  • Mundësi për të punuar në projekte të ndryshme dhe sfiduese në fushën e HSE.
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës, me mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional.
  • Paketë konkurruese kompensimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet e kandidatit.

Si të Aplikoni:


Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: d.fuga@oss.com.al Afati i fundit për aplikim është data 10 qershor 2025.

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
 


Apply
Back
Top