Tirane, ofroj vend pune HR Specialist (Payroll & Recruitment) – Senior
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Selita pjesë e Kastrati Group,aty ku uje mbushet ne lartesi mbi 1000 m me nivelin e detit, ne zemer te Malesise se Tiranes.
Gropat karstike te kesaj malesie sherbejne si filter natyrol duke i dhuruar ujit kombinimin ideal te elementeve fiziko-kimike.
Selita eshte nje uje i ekuilibruar dhe me pembajtje te larte oksigjeni. Ky fakt e veçon nga te tieret dhe e ben akoma me te shendetshem.
Gijithashtu, eshte i pasur me kalcium, magnez, silic, potas e shume minerale te tjera.
Pozicioni: HR Specialist (Payroll & Recruitment) – Senior
Qëllimi i Pozicionit
Të menaxhojë proceset e rekrutimit, administrimit të personelit dhe payroll-it, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin e punës, politikat e kompanisë dhe objektivat organizative.Përgjegjësitë Kryesore:
Rekrutim dhe Përzgjedhje:
- Menaxhon të gjithë ciklin e rekrutimit, nga identifikimi i nevojës deri në punësim.
- Publikon njoftime, selekton kandidatë dhe koordinon intervistat me menaxherët.
- Mbështet proceset e punësimit për staf të përhershëm dhe sezonal.
- Siguron një eksperiencë pozitive për kandidatët gjatë procesit të rekrutimit.
Payroll dhe Administrim Personeli:
- Përgatit dhe kontrollon të dhënat mujore për procesimin e pagave.
- Administron kontratat, dosjet e personelit, lejet, mungesat dhe dokumentacionin HR.
- Siguron saktësi dhe konfidencialitet në të gjitha proceset administrative.
Marrëdhënie Pune dhe Përputhshmëri Ligjore:
- Siguron zbatimin e Kodit të Punës dhe procedurave të kompanisë.
- Koordinon proceset me institucionet shtetërore dhe ndjek inspektimet apo auditimet kur kërkohet.
- Bashkëpunon me Zyrën e Punës, ISHPSH dhe institucione të tjera për çështje që lidhen me punësimin dhe marrëdhëniet e punës.
Raportim dhe Projekte HR:
- Përgatit raporte periodike HR për menaxhmentin.
- Mbështet proceset e vlerësimit të performancës dhe zhvillimit të stafit.
- Merr pjesë në iniciativa që lidhen me angazhimin, mirëqenien dhe kulturën organizative.
- Ofron mbështetje HR për njësitë dhe lokacionet e ndryshme të kompanisë sipas nevojës.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Ekonomi, Juridik ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në HR, me fokus në payroll dhe rekrutim.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit të punës dhe proceseve administrative.
- Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Patente Klasi B
Kompetencat Kryesore:
- Integritet dhe konfidencialitet i lartë.
- Aftësi të forta organizative dhe analitike.
- Komunikim dhe bashkëpunim efektiv.
- Qëndrim profesional dhe pozitiv në marrëdhëniet e punës (positive attitude)
- Orientim ndaj rezultateve dhe zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi për të menaxhuar prioritete të shumta dhe afate kohore.
Raporton tek: HR Manager / Drejtori i Burimeve Njerëzore
Levizje në terren: Sipas nevojave të kompanisë dhe lokacioneve operative.
Ofrojmë:
- Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe mbështetës.
- Pagë konkurruese dhe paketë përfitimesh sipas politikave të kompanisë.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Stabilitet dhe eksperiencë pune në një kompani të konsoliduar.
- Përfshirje aktive në projekte dhe procese të rëndësishme të Burimeve Njerëzore.
- Mundësi për të kontribuar në zhvillimin e kulturës organizative dhe proceseve HR.
Informacion shtesë:
Pozicioni ofrohet me kontratë 1-vjeçare, për zëvendësimin e një punonjësi gjatë periudhës së lejes së lindjes. Në varësi të nevojave të kompanisë dhe performancës, kontrata do të ketë mundësi rinovimi ose vazhdimi të bashkëpunimit.
Mirepresim aplikimet tuaja në +355 69 40 21 568 dhe irenaxhixho@selitawater.al
Aplikimet do të pranohen deri më datë 30.06.2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejshme të procesit do të kontaktohen.
Cel. : +355 69 40 21 568
Apply WhatsApp