Tirane, ofroj vend pune HR MANAGER
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Dimension po kërkon të rekrutojë një HR MANAGER për një kompani të madhe që operon në sektorin e energjisë së rinovueshme.
DETYRAT E POZICIONIT
- Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për Kompaninë përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin dhe zhvillimin, vleresimet e performances, praktikat e panaireve te punesimit , asistencë ndaj punonjësve.
- Menaxhon praktikat e administrimit dhe kompensimit per punonjesit (kontratat, pagat,shperblimet etj) dhe marredheniet me ZP, inspektoriatin e punes etj.
- Zbaton, interpreton dhe monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e kompanise per procedurat e brendshme të Burimeve Njerëzore.
- Zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar departamentit të Burimeve Njerëzore.
- Zhvillon apo modifikon rregulla, politika apo standarte, ndjek ndryshimet e legjislacionit ne fuqi dhe aplikon ndryshimet.
- Siguron përputhje me Ligjet Shtetërore të aplikuara në rregulloret dhe /ose rregullat e kompanisë, standartet dhe udhëzimet etj.
- Funksionon dhe punon pro-aktivisht me menaxherët për të zhvilluar strategji për zgjidhjen e problemeve në Burimet Njerëzore.
- Supervizon dhe keshillon stafin per tu perqasur sa me shume me vlerat e kompanise, per te rritur frymen e grupit, komunikimin dhe arritjen e objektivave.
- Udheheq procesin per rishikimin e pershkrimeve te punes, monitorimin e detyrave dhe ngarkeses se punonjesve.
- Bën gjykimin final me përgjegjësi për vendime te ndryshme te menexhimit te BNj.
- Raporton tek Drejtori ekzekutiv, inicion politika dhe zhvillime specifike, qe rrisin motivimin dhe performancen e ekipit
Detyra menaxheriale per Departamentin e BNJ
- Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
- Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
- Identifikon nevojat për trajnim;
- Bën vlerësimin e performancës për stafin në varesi dhe benefitet për ta.
- Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
- Detyra të tjera që i caktohen;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diploma Universitare përbën avantazh.
Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet eksperienc ne funksionet e menaxhimit te BNJ.
Aftësi:
- Eksperience ne formulimin e politikave, ne zhvillimin dhe zbatimin e strategjive te reja dhe procedurave.
- Të ketë njohuri teknike në lidhje me sa më poshtë
- Parime, teori dhe teknika të klasifikimit të punës dhe/ose analiza pune
- Aktet standarte te legjislacioni te punësimin
- Parime, teori dhe praktika të rekrutimit dhe përzgjedhja
- Parime, teori dhe praktika të trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve
- Parime, teori dhe praktika të vlerësimit të punonjësve
- Aftesi ne zhvillimin e buxheteve financiare dhe menaxhimin e burimeve
- Aftesi nderpersonale, komunikim, profesional verbal dhe te shkruar.
- Aftesi per te komunikuar dhe ndervepruar me drejtuesit dhe punonjesit e te gjitha niveleve.
- Aftesi per te motivuar ekipet dhe per te menaxhuar ne te njejten kohe projekte te ndryshme.
- Aftesi per te kontrolluar të tjerët duke u caktuar/drejtuar punën, drejtuar vlerësime tek punonjësit, trajnime te staff-it dhe zhvillim, duke marrë veprime të përshtatshme disiplinuese/korrektuese etj.
- Aftesi shume te mira ne programet kompjuterike ,paketen office etj
- Komunikon me njerëzit me një sjellje që tregon, ndjeshmëri, takt dhe profesionalizëm.
- Vlerëson informacionin ndaj një vendosje standartesh.
- Aftesi shume te mira ne gjuhen angleze .
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë[COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt « HR Manager »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp