• Tirane, ofroj vend pune HR Generalist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Për një kompani të madhe investimesh në industrinë e ndërtimit, Dimension po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

HR GENERALIST




DETYRAT E POZICIONIT

  • Suporton menaxhimin e kompanise ne lidhje me planet e rekrutimit, procedurat e BNj,
  • Koordinon me drejtuesit e departamenteve për të identifikuar nevojat e punësimit dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në baze të afateve të përcaktuara;
  • Harton dhe përditëson databazë të saktë të pozicioneve vakante;
  • Harton përshkrimet e punës në bashkëpunim me drejtuesit dhe kryen publikimin e tyre sipas standarteve të kompanisë;
  • Përpilon listat e kandidatëve më të përshtatshëm duke vlerësuar CV-të, portofolat dhe referencat e tyre;
  • Dërgon ofertat e punësimit dhe informon kandidatët për listën e dokumentacionit,
  • Zbaton praktikat e administrimit dhe kompensimit per punonjesit (kontratat, pagat, shperblimet etj) dhe marredheniet me ZP, inspektoriatin e punes etj.
  • Monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e kompanise per procedurat e brendshme të Burimeve Njerëzore.
  • Ndjek të gjithë procesin administrativ të rekrutimit, intervistat, teste apo prezantime të ndryshme duke u bazuar në profilet e kërkuara;
  • Dokumenton komentet e intervistave dhe vlerësimet e ndryshme të elementeve të përdorur në procesin e rekrutimit;
  • Pregatit On-boarding per punonjesit e rinj;
  • Monitorin dhe pregatit dosjet e personelit, kontratat e punes,
  • Ndjek problematika te ndryshme ne lidhje me ceshtjet e BNj,
  • Ndjek nevojat per trajnim te stafit;
  • Informon drejtuesit e departamenteve ne lidhje me politikat per BNj
  • Detyra te tjera qe i caktohen



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diploma Universitare, niveli Bachelor. Masteri perben avantazh.
Eksperienca: Preferohet përvojë pune të paktën 4 vite në të njëjtin profil
Aftësi:

- Aftesi per te komunikuar dhe ndervepruar me drejtuesit dhe punonjesit e te gjitha niveleve
- Aftesi shume te mira komunikimi, organizative dhe prezantuese.
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (komunikim dhe shkrim)
- Njohuri shumë të mira të paketës Office



Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt "HR Generalist"
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top