Tirane, ofroj vend pune Hidraulik
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Hidraulik
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Hidraulik.
Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është ofrimi I shërbimeve dhe kryerja e të gjitha proçeseve hidraulike
duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve hidraulike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen të gjitha punimet hidraulike.
- Instalon, mirëmban dhe riparon ujin e ftohur, ujin e nxehtë dhe sistemet e avullit, valvola, gypat e tubave, parandaluesit e rrjedhjes, pajisjet e përgjithshme të të gjitha llojeve etj.
- Monitoron furnizimin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë.
- Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.
- Përvojë pune e mëparshme në fushën Hidraulike;
- Aftësi të të kuptuarit teknik;
- Aftësi në montimin e gypave të plastikës;
- Aftësi të punojë me sistemet e nxehjes;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip;
- Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
- Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE.
ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp