• Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Dimension HR po kërkon kandidatë për pozicionin e Graphic Designer per një nga klientët e saj, i cili operon në industrinë e sistemeve që mundësojnë automatizimin dhe kontrollin e funksioneve të ndryshme të shtëpisë. Këto sisteme synojnë të rrisin komfortin, sigurinë dhe efikasitetin e energjisë në shtëpi.



Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Zhvillimi i dizajneve grafike për një sërë platformash, përfshirë materiale të shtypura dhe dixhitale.
  • Krijimi i logove, broshurave, posterave, infografikave dhe materialeve të tjera vizuale.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe menaxherët e produkteve për të kuptuar nevojat e projektit dhe për të siguruar që produktet e dizajnuara përmbushin objektivat e përcaktuara.
  • Përcjellja e tendencave të fundit në dizajnin grafik dhe integrimi i praktikave më të mira në punën e përditshme.
  • Përdorimi i programeve të dizajnit si (Adobe, Photoshop, Illustrator, InDesign) dhe mjete të tjera përkatëse.


Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor në Grafik Dizajn, Arte të Bukura ose një fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune si Grafik Dizajner ose në një rol të ngjashëm.
  • Aftësi të shkëlqyera në krijimin e dizajneve vizuale tërheqëse dhe të sofistikuara.
  • Aftësi për të komunikuar idetë në mënyrë efektive dhe për të bashkëpunuar me anëtarët e tjerë të ekipit.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i kohës për të përballuar afatet e shkurtra dhe projektet e shumta.
  • Kreativitet, sy për detaje dhe aftësi për të menduar jashtë kutisë.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Graphic Designer»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.




Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top