• Tirane, ofroj vend pune General Manager Tour Operator

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Myslym Shyri | Drejtoria Policise
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti në sektorin e Turizmit, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Menaxher i Përgjithshëm në Sektorin e Turizmit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Koordinimi i përgjithshëm i operacioneve të Tour Operator (TO) si dhe bashkëpunimi me departamentet e tjera në vendosjen e strategjive afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të kompanisë.
• Promovimi i Tour Operator në bazë të tregjeve përkatëse si dhe mbajtja e marrëdhënieve me partnerët ekzistues dhe kërkimi i partnerëve të rinj.
• Komunikimi me klientë dhe krijimi i produkteve unikale për çdo partner në bazë të kërkesave të tyre (shitja e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë për klientët potencial).
• Studimi i vazhdueshëm i shërbimeve në treg për krijimin e ofertave duke koordinuar punën hartuese dhe planifikuese për ture specifike apo organizim itineraresh bazuar në ngjarje të veçanta sezonale dhe festival.
• Koordinimi i rezervimeve dhe hedhja e të dhënave në sistemet operative të TO
• Ndërtimi i marrëdhënieve të ndërsjellta me kompani dhe ofrues të ndryshëm shërbimesh
• Organizimi dhe menaxhimi i infotour-eve
• Menaxhimi i buxhetit, përpilimi i raporteve, planeve të punës dhe të dhënave financiare
• Të zhvillojë platforma të e-turizmit, duke përfshirë faqet e internetit, dhe ndërtimin e bazave të të dhënave të biznesit
• Te ndërmarrë hulumtime të tregut me vizitorët e detajuar apo në atraksione të veçanta
• Koordinimi me Menaxherin e produktit në hartimin e drafteve të planifikimit dhe zhvillimit strategjik.
• Të koordinojë me sektorin e marketingur në hartimin dhe zbatimin e fushatave të marketingut.
• Të bashkëpunoje ngushtësisht me sektorin e produktit në zhvillimin e produkteve specifike
• Hulumtimi dhe pjesëmarrja në Panairet e Turizmit në nivel ndërkombëtar

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: E preferueshme që kandidati të ketë përfunduar studimet e larta jashtë vendit (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh) në një nga degët e mëposhtme apo të lidhura me to:
• Menaxhim Biznesi
• Studime Europiane
• Gazetari
• Menaxhim Marketingu
• Letërsi dhe gjuhë moderne
• Menaxhim Turizmi
• Planifikim Urban

Eksperienca: Preferohet me eksperiencë të mëparshme pune në nivel manaxherial në sektorë të njëjtë apo të ngjashëm në fushën e turizmit dhe portofol klientësh.

Aftësitë dhe kompetencat:
• Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze. Përparësi do të përbënte njohja e gjuhës Ruse/Polake/Gjermane
• Kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese, shkrimi dhe të ndërtojnë marrëdhënie ndërpersonale.
• Të jetë aktiv, ambicioz, të ketë vullnet në arritjen e rezultateve, i aftë për të rikuperuar shpejt informacione të reja, i aftë për të perballuar volum të madh pune, menaxhimi i mirë i stresit (marrja e vendimeve në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër), i vëmendshëm ndaj detajeve.
• Aftësi për të punuar në skuadër, shkathtësi organizative dhe motivuese, të ketë një qëndrim pozitiv dhe të jetë i aftë për të punuar me karaktere të ndryshme
• I gatshëm për të përfaqësuar interesat e kompanisë në panaire të ndryshme ndërkombëtare në fushën e turizmit
• Njohës shumë I mirë I paketës Microsoft Office, i aftë për të punuar me sisteme të ndryshme kërkuese (do të konsiderohet avantazh njohja e programeve dhe sistemeve turistike).


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top