• Tirane, ofroj vend pune Fotograf / Videograf

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Fotograf | Videograf
Eksperienca
vetem me eksperience
Nëse je një i ri i talentuar dhe ke pasion fotografinë, ne po të kërkojmë ty!

FM Reklama dhe Brotech Brands dy kompani të cilat operojnë në tregun e komunikimit vizual dhe ndriçimit po kërkojnë ti bashkohet ekipit të marketingut një Fotograf/Videograf.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizimi i fotografive për produktet, eventet, projektet për fushatat e marketingut që kompanitë organizojnë;
  • Redaktimi dhe përpunimi i fotografive dhe vidiove për publikime online;
  • Filmime në terren të proceseve të punës, projekteve apo çfarëdo materiali vizual që ka të bëjë me kontentin e kompanive;
  • Dokumenton realizimin e produktit/projektit në faza të ndryshme nëpërmjet fotografimit dhe filmimeve;
  • Editon materialet e realizuara me programe të ndryshme;
  • Qëndron i mire informuar për situatën e terrenit dhe projekteve;
  • Harton axhendën e filmimeve duke marrë informacionet e nevojshme nga kolegët;
  • Dokumenton, sistemon dhe organizon në mënyrë të rregullt materialet.
Edukimi: Diplomë në Art Vizual ose fusha të ngjashme. Diploma nuk përbën kusht thelbësor.

Eksperienca: Eksperiencë si Fotograf.

Aftësi të tjera:
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve për përpunim grafik për imazhe dhe vidio;
  • Fleksibilitet me oraret sipas kërkesave të kompanivë;
  • I disponueshëm për të lëvizur në terren për të ndjekur nga afër projektet;
  • Aftësi për të bashkëpunuar dhe për të ndjekur disa projekte njëkohësisht;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Kreativitet i lartë dhe sy i mprehtë për detaje;
  • Të disponojë patentë B.
Apliko tani duke dërguar CV-në dhe një portofol punësh në adresën e e-mailit hr@fmreklama.al brenda datës 10 Dhjetor 2024.
 


Apply WhatsApp
Back
Top