Tirane, ofroj vend pune Financiere
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania jonë po kërkon të punësojë një Financiare me përvojë në sektorin e ndërtimit. Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe kontrollin e proçeseve financiare të kompanisë, duke siguruar saktësi, transparencë dhe efikasitet në çdo veprimtari financiare.
Detyrat kryesore:
Kualifikimet e kërkuara:
Detyrat kryesore:
- Mbikëqyrja dhe kontrolli i të gjitha proceseve financiare të shoqërisë.
- Kryerja e analizave dhe kontrolleve periodike mbi faturimet dhe pagesat e klientëve.
- Menaxhimi i marrëdhënieve financiare me klientët dhe furnitorët.
- Mbajtja dhe azhornimi i kartelave të debitorëve dhe kreditorëve.
- Sigurimi i arkivimit të rregullt dhe të plotë të dokumentacionit financiar.
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me institucionet bankare dhe ato shtetërore.
- Përgatitja e raporteve financiare mujore/periodike sipas nevojave të kompanisë.
- Realizimi i analizave të të ardhurave dhe shpenzimeve
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e arsimit të lartë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 4 vite përvojë pune në sektorin e ndërtimit ose fusha të afërta.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).
- Përdorim i avancuar i programit financiar Financa 5.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe kujdes ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet kohore.
- Integritet, korrektësi dhe etikë profesionale në çdo veprim.
Apply