Tirane, ofroj vend pune Financier
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DIMENSION me një eksperiencë 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.Jeni individë në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregëtimit të pllakave dhe hidrosanitareve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
FINANCIER
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVEEvidentimi, klasifikimi dhe regjistrimi i dokumentacionit baze financiar dhe kontabël, rakordimet me furnitorët/klientët. Koordinimi i proceseve të punës në dyqan si dhe kujdesi për porositë e artikujve.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITËTë funksionit Financiar
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al; Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
FINANCIER
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITËTë funksionit Financiar
- Rregjistrimi i faturave të blerjes, shitjes në sistemin e financës;
- Rregjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin e financës;
- Kontrolli i saktësise së hedhjes së veprimeve me bankat dhe arkën në financë;
- Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke;
- Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
- Mirëmbajtja e listës së aseteve të kompanisë, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve rregjistruese përkatëse në financë;
- Përgatit procesin e inventarit në fund të muajit dhe rakordon gjendjen kontabël me fizike;
- Kryen inventarin fizik të arkës periodikisht;
- Kontrolli i librave të blerjeve;
- Rakordim i palëve të treta;
- Çdo detyrë tjeter që i ngarkohet nga Administratori i Kompanisë.
- Sigurohet që të gjitha operacionet në dyqan të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga punëdhënësi;
- Përpilon dhe raporton te punëdhënësi në kohë për problematika të caktuara në dyqan në lidhje me stafin dhe klientët;
- Ndjek dhe raporton ecurinë e stokut si dhe kujdeset për porositjen e artikujve të nevojshëm.
- Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që të ndiqen rregullat përkatëse me përpikmëri;
- Firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon mbylljen e gjëndjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim;
- Përpilon me përgjegjësi listë prezencat mujore të stafit, duke zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë drejtim (orarin normal të punës, orët jashtë orarit, ditët e festave zyrtare, lejet e zakonshme, etj), së bashku me kalkulimin e borderove dhe kërkon miratimin nga punëdhënësi;
- Siguron zbatimin e standarteve te paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan, të rregullit dhe pastërtisë në dyqan, paraqitjen e vitrinave, paraqitjen e stafit në varësi, të funksionimit të përditshëm të dyqanit si dhe të shërbimit ndaj klientit;
- Planifikon materjalet e punës për tu blerë (kancelari, artikuj marketingu, etj) gjithashtu bën planifikimin e të gjitha materjaleve që kanë të bëjnë me higjenën dhe pastërtinë në dyqan;
- Përpunon të gjithë informacionin në lidhje me diferencat e furnizimeve dhe të mallrave të dëmtuar apo me problem;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë në Degën Financë ose/dhe Kontabilitet,
- Preferohet me eksperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (minimumi 3 - 4 vjet);
- Aftësi shumë të mira të Financa 5 dhe paketës Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Aftesi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
- Aftësi shumë të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;
- Aftësi shumë të mira kontrolluese dhe organizuese;
- Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al; Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 22 Gusht 2018
JU MIRËPRESIM!
Cel. : +355674647484Apply WhatsApp