• Tirane, ofroj vend pune Financier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Financier
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ai/Ajo është përgjegjës për verifikimin dhe kontabilizimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen e tyre me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e brendshme të shoqërisë.
Gjithashtu, është përgjegjës për ndjekjen e kontratave dhe arkëtimeve nga klientët, duke garantuar përputhjen ndërmjet kushteve kontraktuale dhe pagesave të realizuara.
Ai/Ajo kontrollon dhe analizon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të projekteve që ka në ndjekje, me qëllim sigurimin e saktësisë dhe integritetit të të dhënave financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Verifikon, regjistron dhe ndjek faturat e blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen me kontratat dhe dokumentacionin mbështetës;​
  • Kryen kontabilizimin mujor të gjitha transaksioneve financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi;​
  • Monitoron dhe analizon shpenzimet dhe të ardhurat mujore për secilin projekt në ndjekje, si dhe përgatit raportet financiare përkatëse;​
  • Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve, duke siguruar përputhjen ndërmjet kontratave dhe pagesave të realizuara;​
  • Përgatit raportet e fitim-humbjes sipas projekteve dhe analizon ecurinë financiare të tyre;​
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për verifikimin e dokumentacionit financiar të projekteve në zhvillim;​
  • Asiston në përgatitjen e deklaratave mujore tatimore, përfshirë librat e blerjeve dhe shitjeve, TVSH-në dhe tatimin në burim;​
  • Merr pjesë në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe bilancit;​
  • Siguron ruajtjen dhe arkivimin korrekt të dokumentacionit kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë;​
  • Ndjek dhe menaxhon komunikimin me furnitorët dhe klientët për çështje që lidhen me faturat, pagesat dhe dokumentacionin financiar.​

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Financë/Kontabilitet

Kualifikime të Tjera:
  • Të ketë 2–4 vite eksperiencë profesionale në fushën përkatëse;​
  • Të zotërojë njohuri të mira mbi Standardet e Reja Kombëtare të Kontabilitetit (SNK);​
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale;​
  • Të demonstrojë iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe punë efektive në grup;​
  • Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe ndjekjes së tyre deri në përfundim;​
  • Të ketë njohuri të mira praktike në programet Financa 5 dhe/ose Microsoft Dynamics NAV;​
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh;​
  • Eksperienca e mëparshme në kompani ndërtimi ose investimi konsiderohet përparësi.​
Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...00003596001/Finance-Officer?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 19/11/2025

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top