• Tirane, ofroj vend pune Financier Junior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Financierit Junior.
Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.


Përgjegjesitë kryesore:
  • Regjistrimi i faturave, veprimeve bankare dhe te arkës në sistemin e financës.
  • Rakordimi mujor i llogarive kontabël për levizjet e fondeve (Klasa 58).
  • Përgatitja e dokumentacionit mbështetës të pagesave sipas procedurave të kompanisë deri në firmosjen e tyre.
  • Inicimi i pagesave në bankë në sistemin online, përgatitja e transfertave bankare.
  • Organizimi i dokumentacionit të pagesave nëpër dosjet përkatëse sipas procedurave të kompanisë.
  • Mirëmbajtja e listës së furnitorëve/nënkontraktorëve me të dhënat përkatëse.
  • Asistenca dhe/ose përgatitja e raporteve periodike (javore & mujore).
  • Rakordimet e llogarive në baza mujore me kompanitë e grupit, përgatitja e raporteve bazë për transaksionet me palët e lidhura.
Profili i kandidatit
  • Diplomë në financë.
  • Të zotëroj programet bazë të kompjuterit. Njohuri të mira në excel e preferueshme.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup.
  • Me intuitë, iniciativë dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
  • I/e aftë të përballojë volumin dhe punën nën stres.
  • Fleksibël në orare.
  • Njohje e gjuhës angleze është avantazh.
  • Të ketë njohuri praktike në Financa 5.
  • Pa eksperiencë në profesion.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tirane—Durres, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170

Informohuni se vetem aplikantet e selektuar nga CV-te do te kontaktohen per interviste.
Afati i dorezimeve te CV-ve eshte deri me 28 Qershor 2012.



Tel. : +355 42 380 124/170
 


Apply WhatsApp
Back
Top