Tirane, ofroj vend pune Financier & Junior Project Manager
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
Punë-përshkrimi për pozicioinin ‘Financier & Junior Project Manager’
Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Shqipëri) është një organizate që punon në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshem.
Organizata ofron një pozicion pune me kohe të plotë, për detyra që mbulojnë financën dhe punën me projekte.
Kuadri i përgjegjësive për detyrat në tërësi lidhur me këtë pozicion, përfshin:
- Respektimin e procedurave financiare të organizatës
- Mbajtjen e sistemit të kontabilitetit
- Rakordimin e transaksioneve bankare, sipas shpenzimeve te regjistruara.
- Përgatitjen e buxheteve dhe pasqyrave financiare brenda afateve
- Përpunimin e veprimeve bankare: përfshi depozitat, transferimet midis llogarive dhe tërheqjet
- Rakordimin e veprimeve në cash
- Menaxhimin e procedures per pagat e punonjesve në përputhje me kerkesat e Zyrës Tatimore
- Përpunimin e pagesave dhe kontrollin e faturave
- Realizim detyrash ditore që perfshin komunikime me agjencinë finacuese, partnerët dhe kolegët brenda organizatës
- Hartim raportesh përshkrimore
- Zhvillim produktesh që lidhen me projektet
- Punë në skuadër dhe realizim detyrash të tjera, në përputhje me nevojat e organizatës
Të interesuarit duhet të kenë;
- Formim ekonomik, apo te jene ne perfundim te studimeve te nivelit master
- Dëshirë të aftësohen në punë që përfshin projekte
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Të jenë energjikë dhe të motivuar
Nëse jeni i interesuar dergoni CV dhe nje leter motimvimi ne adresen e emailit projects@recshqiperi.org, që të mësojmë më shumë rreth jush, pritjeve dhe ambicieve tuaja brenda dates 22 Shtator, 2021, ora 09:00 a.m!
Suksese!
Stafi i REC
Apply