• Tirane, ofroj vend pune FINANCIER/ERE

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Kompania ETNA POLIMER shpk kerkon te punesoje Financier/Financiere per aktivitet prodhim, tregetim, import/eksport mallrash te ndryshme .

Detyrat kryesore te pozicionit do te jene si vijon :


  • Kryen Kontrollin dhe Konfirmimin e saktesise dhe ben Deklarimet mujore pranë organeve tatimore ne lidhje me librat blerje/shitje,taksat e tatimet e ndryshme periodike, tvsh,borderote si dhe perditesimin e informacioneve te lidhura me biznesin ne faqen e tatimeve .
  • Perllogaritje dhe Kontabilizim ne sistemin financiar te pagave, sigurimeve dhe çdo kontabilizim tjetër periodik (mujor dhe vjetor) që del nga procedurat e mesiperme.
  • Monitorimi dhe përditësimi i regjistrave për asetet e kompanisë dhe kryerja e inventarizimit për të verifikuar gjendjen e tyre, regjistrimet per amortizimin dhe cdo veprim kontabel dhe te dokumentacionit te lidhur me asetet e paluajtshme.
  • Rakordim dhe raportim llogarish kontabël te lidhura me keto deklarime.
  • Monitorim i vazhdueshem i dokumentacionit ne Selfcare dhe rakordimi ndermjet te dhenave qe ka kjo platforme me te dhenat e pasqyruara ne programin financiar dhe te shitjes , fiskalizimet e dokumentave te shitjes, blerjes brenda dhe jashte vendit .
  • Të mbikqyre dhe të mbajë nën kontroll tërsinë e sistemit financiar/kontabël të shoqërise i integruar ky me sistemin e shitjes ne terren duke u kujdesur per postimin e sakte te veprimeve ne kontabilitet dhe ne kartela palesh te treta kliente e furnitore.
  • Monitoron dhe raporton proceset e inventarizimit të magazinave qendrore dhe te levizshme(agjentet e shitjes ne terren).
  • Ne rastin e sherbimeve nga pale te treta te cilat nuk jane objekt tatimi per TVSH-ne Shqiperi, pergatit AutoFaturat dhe kujdeset per pasqyrimin korrekt ne sistemin financiar;
  • Ploteson dhe kontrollon faturat e eksportit;
  • Perditeson ne sistemin financiar Listen e Cmimeve ne sistem per cdo ndryshim qe vjen me komunikim nga departamenti i shitjes.
  • Kontrollon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave me klientet, furnitoret, institucionet financiare, partneret etj në programet e caktuara financiare.
  • Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
  • Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove te artikujve ne kontabilitet .
  • Siguron respektimin dhe përmbushjen e kërkesave të politikave dhe procedurave të Kompanisë, në lidhje me veprimet financiare sipas përditësimeve ligjore përkatëse.
  • Të siguroje që dokumentacioni të arkivohet në mënyrë korrekte ne perputhje me kerkesat e organeve shtetërore dhe lokale, ligjeve të aplikueshme, rregullatorët dhe rregullat për raportimin financiar dhe taksave.
Kualifikimet e nevojshme

  • Kualifikimet e nevojshme
    • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, dega Financë ose Kontabilitet;
    • Të njohë shumë mirë parimet themelore të kontabilitetit ;
    • Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal;
    • Integritet të lartë , besueshmeri dhe etikë profesionale.
    • Aftësi të forta arsyetimi analitik për të zgjidhur problemet praktike.
    • I/e aftë për të punuar në afate dhe nën presion, energjik dhe i afte te punoje ne grup.
    • Aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikuese, përfshirë aftësi të mira të prezantimit dhe shkrimit të raporteve.
    • Njohuri të mira të paketës Alfaweb,Webflex,Flexboard,Microsoft Office.
    • Të ketë eksperiencë pune te mjaftueshme per pervetesimin e detyrave te kerkuara;


Të interesuarit të na kontaktojnë në 0694069735 ose në adresën e email info@etnapolimer.com

Cel. : 0694069735
 


Apply WhatsApp
Back
Top