Tirane, ofroj vend pune FINANCIER/E
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania ETNA POLIMER shpk kerkon te punesoje Financier/Financiere per prodhim, tregetim, import/eksport mallrash te ndryshme.
Detyrat kryesore te pozicionit do te jene si vijon :
Cel. : 0694069735
Email : info@etnapolimer.com
Detyrat kryesore te pozicionit do te jene si vijon :
- Kryen Kontrollin dhe Konfirmimin e saktësisë dhe bën Deklarimet mujore pranë organeve tatimore ne lidhje me librat blerje/shitje,taksat e tatimet e ndryshme periodike, tvsh,borderotë si dhe përditësimin e informacioneve të lidhura me biznesin në faqen e tatimeve .
- Përllogaritje dhe Kontabilizim në sistemin financiar të pagave, sigurimeve dhe çdo kontabilizim tjetër periodik (mujor dhe vjetor) që del nga procedurat e mësipërme.
- Monitorimi dhe përditësimi i regjistrave për asetet e kompanisë dhe kryerja e inventarizimit për të verifikuar gjendjen e tyre, regjistrimet për amortizimin dhe cdo veprim kontabël dhe të dokumentacionit të lidhur me asetet e paluajtshme.
- Rakordim dhe raportim llogarish kontabël të lidhura me këto deklarime.
- Monitorim i vazhdueshëm i dokumentacionit në Selfcare dhe rakordimi ndërmjet te dhënave që ka kjo platformë me të dhënat e pasqyruara në programin financiar dhe të shitjes , fiskalizimet e dokumentave të shitjes, blerjes brenda dhe jashtë vendit .
- Të mbikqyrë dhe të mbajë nën kontroll tërësinë e sistemit financiar/kontabël të shoqërisë i integruar ky me sistemin e shitjes në terren duke u kujdesur për postimin e saktë të veprimeve në kontabilitet dhe në kartela palesh të treta klientë e furnitorë.
- Monitoron dhe raporton proceset e inventarizimit të magazinave qendrore dhe të levizshme(agjentët e shitjes në terren).
- Në rastin e shërbimeve nga palë të treta të cilat nuk janë objekt tatimi për TVSH-ne Shqipëri, përgatit AutoFaturat dhe kujdeset për pasqyrimin korrekt në sistemin financiar;
- Plotëson dhe kontrollon faturat e eksportit;
- Përditëson në sistemin financiar Listën e Cmimeve në sistem për cdo ndryshim që vjen me komunikim nga departamenti i shitjes.
- Kontrollon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave me klientet, furnitorët, institucionet financiare, partnerët etj në programet e caktuara financiare.
- Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
- Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove te artikujve në kontabilitet .
- Siguron respektimin dhe përmbushjen e kërkesave të politikave dhe procedurave të kompanisë, në lidhje me veprimet financiare sipas përditësimeve ligjore përkatëse.
- Të sigurojë që dokumentacioni të arkivohet në mënyrë korrekte në përputhje me kërkesat e organeve shtetërore dhe lokale, ligjeve të aplikueshme, rregullatorët dhe rregullat për raportimin financiar dhe taksave.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, dega Financë ose Kontabilitet;
- Të njohë shumë mirë parimet themelore të kontabilitetit ;
- Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal;
- Integritet të lartë , besueshmëri dhe etikë profesionale.
- Aftësi të forta arsyetimi analitik për të zgjidhur problemet praktike.
- I/e aftë për të punuar në afate dhe nën presion, energjik dhe i aftë të punojë në grup.
- Aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikuese, përfshirë aftësi të mira të prezantimit dhe shkrimit të raporteve.
- Njohuri të mira të paketës Alfaweb,Webflex,Flexboard,Microsoft Office.
- Të ketë eksperiencë pune të mjaftueshme për përvetësimin e detyrave të kerkuara;
Cel. : 0694069735
Email : info@etnapolimer.com
Apply WhatsApp