• Tirane, ofroj vend pune Financier/e Junior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Pozicioni: Financier/e
Vendodhja: Tiranë

Përshkrimi i Punës
Financier/e Senior është përgjegjëse për menaxhimin financiar të projekteve të ndërtimit, kontrollin e kostove, analizat financiare dhe sigurimin që të gjitha proceset financiare të jenë të sakta, transparente dhe në përputhje me politikat e kompanisë.

Detyrat e përgjithshme të rolit:

  • Menaxhon hyrje–daljet financiare për çdo projekt ndërtimi.
  • Përgatit dhe përditëson raportet mujore të kostove dhe cash flow për projektet.
  • Kontrollon faturat, situacionet, kontratat dhe garanton përputhshmëri me buxhetet e miratuara.
  • Ndjek pagesat për furnitorët dhe partnerët sipas afateve.
  • Bën analizë të devijimeve midis kostos së planifikuar dhe asaj reale.
  • Përgatit dokumentacionin financiar për auditime dhe inspektime.
  • Bashkëpunon me inxhinierët dhe departamentet e tjera për të mbledhur të dhënat e sakta financiare.
  • Jep rekomandime për optimizimin e kostove dhe përmirësimin e procesit financiar.
  • Monitoron detyrimet dhe arkëtimet e kompanisë dhe harton raporte për Menaxherin e Përgjithshëm.

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Diplomë në Financë, Ekonomi apo fusha të ngjashme.
  • Minimum 1 vite eksperiencë si financiere, preferohet në kompani ndërtimi.
  • Njohuri shumë të mira në Excel dhe programe financiare.
  • Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Integritet i lartë dhe aftësi për të menaxhuar informacion konfidencial.
  • Aftësi për të punuar me afate.

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top