• Tirane, ofroj vend pune Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania e Sigurimeve “INSIG” Sh.a kërkon të punësojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Tiranë:


SPECIALISTE FINANCE-KONTABILITET



KRITERET E KËRKUARA:


• Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik (në Universitet Publik), prioritet ka dega Financë-Kontabilitet.

• Të ketë eksperiencë pune direkte në financë, jo më pak se 5 vjet.

• Të ketë njohuri shumë të mira me paketën Office veçanërisht Excel-in, si edhe të përdorë e kuptojë shpejt çdo software financiar.

• Të jetë dinamike, e komunikueshme dhe kërkuese ndaj vendit të punës dhe detyrave e objektivave që i ngarkohen.

• Të disponojë letër reference, jo më pak se dy prej punëdhënësve të fundit, të cilat të permbajnë qartë kontaktet e punëdhënësit.

• Të disponojë kualifikime e trajnime në fushën financiare, fiskale dhe atë të biznesit.

• Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze.

• Të jetë korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.

• Të ketë aftësi të mira komunikuese;

• Kandidatëve u ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi formimi profesional në sigurime.

• Prioritet do të kenë kandidatët e paraqitur, të cilët kanë eksperiencë pune dhe kualifikime të bindshme në financë-kontabilitet, deri në moshën 40 vjeç.



DETYRAT:

• Kryen rakordimet ditore të proceseve të punës tek shitja;

• Përgatit raporte të ndryshme financiare;

• Rakordon me klientët/furnitorët dhe mban kartelat përkatëse;

• Kryen kontrollin, verifikimin dhe regjistrimin e kontabilizimeve për mbylljen e rezultatit mujor;

• Ndjek proceset e fiskalizimit (fiskalizimin e faturave te shitjes, pranimin e faturave të blerjes, kontrollin e fiskalizimit të arkës etj.)



SHËNIME:

Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit ne fuqi.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën email:

mhasanaj@insig.com.al
 


Apply
Back
Top