• Tirane, ofroj vend pune Finance Officer TEG

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Grupi BALFIN
është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Titulli i Pozicionit: Finance Officer TEG
Departamenti: Financë
Raporton te: Drejtori i departamentit te Financës
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Qëllimi i Pozicionit:

Finance Officer është përgjegjës/e për administrimin korrekt, të saktë dhe në kohë të proceseve financiare ditore të shoqërisë, përfshirë faturimin, arkëtimet, pagesat, regjistrimet kontabël, rakordimet, menaxhimin e cash-it dhe raportimin financiar. Pozicioni siguron përputhshmëri të plotë me kontratat, legjislacionin në fuqi dhe politikat e shoqërisë dhe të Grupit Balfin.

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe administron kontratat me klientët, përgatit faturat e shitjes sipas termave kontraktualë dhe siguron shpërndarjen e tyre brenda afateve të përcaktuara.
  • Kryen regjistrimin kontabël të faturave të shitjes në sistemin financiar (NAV), ndjek arkëtimet dhe kryen rakordimet periodike me klientët.
  • Përgatit, përditëson dhe rakordon Librin e Shitjeve me platformën e fiskalizimit, duke siguruar saktësi dhe përputhshmëri me legjislacionin tatimor.
  • Kryen regjistrimin e faturave të blerjeve në sistem (NAV) dhe rakordon e Librit të Blerjeve me platformën e fiskalizimit.
  • Siguron konfirmin e faturave të blerjeve nga departamentet përkatëse në përputhje me procedurat e miratuara dhe sistem e brendshme të aprovimit.
  • Kryen rakordimin e transaksioneve ndërmjet shoqërisë dhe kompanive të Grupit Balfin, përmes përgatitjes dhe raportimit të ICO (Intercompany Transactions Reporting).
  • Është përgjegjës për regjistrimin në baza ditore të veprimeve bankare dhe të arkës, përfshirë inicimin e pagesave online dhe monitorimin e llogarive bankare.
  • Është përgjegjës/e për administrimin e arkës së shoqërisë dhe për regjistrimin korrekt të të gjitha veprimeve të arkës në sistemin financiar.
  • Përgatit raporte mbi gjendjen e mjeteve monetare dhe kontribuon në menaxhimin e likuiditetit të shoqërisë.
  • Përgatit raporte ditore mbi arkëtimet e klietëve, të drejtat dhe detyrimet ndaj të tretëve, si dhe raporte të tjera financiare të kërkuara nga Menaxhimi.
  • Siguron që të gjitha raportet financiare të jenë të sakta, të dokumentuara dhe të dorëzuara brenda afaeve të përcaktuara.
  • Ofron mbështetje aktive gjatë auditimeve të brendshme dhe të jashtme, duke përgatitur dokumentacionin mbështetës, rakordimet dhe shpjegimet e kërkuara nga auditorët.
  • Siguron arkimi të rregullt dhe të plotë të dokumentacionit financiar në përputhje me kërkesat e auditimit dhe politikat e shoqërisë.

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Kualifikimet:

Edukimi:
Diplomë universitare – në kontabilitet / financë.

Kualifikime: Të ketë njohuri të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit

Përvoja e Punës: Të ketë minimumi 2-3 vjet eksperiencë në profesion.

Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi përbën avantazh


Aftësi dhe Zotësi:

  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim.
  • Të ketë iniciativë, të jetë i komunikueshem dhe të punojë në grup.
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare.
  • Të ketë njohuri të mira të programit Navision.
  • Preferohet njohja e gjuhes Angleze.

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Shënime:

Kushtet e Punës
: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 26/12/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt:
Finance Officer TEG

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top