• Tirane, ofroj vend pune Finance Officer QTU

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Grupi BALFIN
është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Titulli i Pozicionit: Finance Officer QTU
Departamenti: Financë
Raporton te: Drejtori i departamentit te Financës
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Qëllimi i Pozicionit:
Ky pozicion pune ndihmon dhe suporton në regjistrimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve si dhe në procese të tjera që zhvillohen në Departamentin e Financës.

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek kontratat me klientet, përgatit faturat e shitjes sipas termave të kontratës dhe i shpërndan brenda afateve të përcaktuara.
  • Kryen kontabilizimin e faturave në sistem (NAV), ndjek dhe rakordon klientet sipas afateve të përcaktuara.
  • Kryen rakordimin e transaksioneve me kompanitë e grupit Balfin nëpërmjet punimit të raportit ICO (Intercompany Transactions Reporting).
  • Përgatit e Librin e Shitjeve.
  • Kryen konfirmimin e faturave të blerjeve me departamentet përkatese nëpërmjet platformes Odoo.
  • Kryen regjistrimin e faturave të blerjeve në sistem (NAV) dhe rakordimin e Librit te Blerjeve të Selfcare me Librin e Blerjeve të NAV.
  • Përgatit raportet ditore për arketimet e klienteve dhe çdo e drejtë e lindur ndaj të treteve si dhe raporte të tjera sipas nevojave të Menaxhimit.
  • Ndjek veprimet me bankën dhe arken, regjistron në baze ditore veprimet e arkës dhe bankave dhe kryen inicimin i pagesave on-line.
  • Është përgjegjëse për arkën e shoqërisë.
  • Ekzekuton pagesa dhe arketime.
  • Kryen regjistrimin e veprimeve të arkës në sistem.
  • Përgatit raporte të Cash-it dhe kujdeset në administrimin e gjendjes së Cash-it të shoqërisë në bashkëpunim me Menaxherin e Financës.
  • Kryen veprimet e arkës, organizon dhe arshivon dokumentacionin e arkës në përputhje me proçedurat e shoqërisë.
  • Ka pergjegjesi materiale për diferencat (nese ka) të cash-it nga inventari fizik me sistemin.
  • Kryen detyra të tjera të caktura sipas kërkesës së Drejtuesit të Financës.
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Kualifikimet:

Edukimi:
Diplomë universitare – në financë / kontabilitet.

Kualifikime: Të ketë njohuri të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit

Përvoja e Punës: Të ketë minimumi 2-3 vjet eksperiencë në profesion.

Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi përbën avantazh

Aftësi dhe Zotësi:
  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim.
  • Të ketë iniciativë, të jetë i komunikueshem dhe të punojë në grup.
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare.
  • Të ketë njohuri të mira të programit Navision.
  • Preferohet njohja e gjuhës Angleze.

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Shënime:

Kushtet e Punës
: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 24/12/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt:
Finance Officer QTU

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top