• Tirane, ofroj vend pune Finance/Kontabilitet

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Kontabilitet | Audit
Eksperienca
vetem me eksperience
FINANCIER/E NË ZYRË KONTABILITETI

Kompania “Balkans Capital” e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare për biznese dhe organizata vendase e të huaja, shpall të lirë pozicionin e punës: “Financier/e”


Pozicioni: Financier/e
Vendodhja: Rr “Brigada 8” ish-Blloku, Tirane
Përmbledhja e Pozicionit: Finance/Kontabilitet: përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Regjistrimi i faturave të blerjes, shitjes në sistemin e financës;
  • Regjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin e financës Bilanc;
  • Kontrolli i saktësise së hedhjes së veprimeve me bankat dhe arkën në financë;
  • Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke;
  • Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
  • Mirëmbajtja e listës së aseteve të kompanisë, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve regjistruese përkatëse në financë;
  • Përgatit procesin e inventarit në fund të muajit dhe rakordon gjendjen kontabël me fizike;
  • Kryen inventarin fizik të arkës periodikisht;
  • Kontrolli i librave të blerjeve dhe shtijes
  • Rakordim i palëve të treta;
  • Deklarimet në sistemin tatimor online
  • Asiston Hartimin e Pasqyrave Financiare
  • Navigon sistemin self care
  • Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
  • Diplomë në Degën Financë ose/dhe Kontabilitet,
  • Duhet te kete patjeter eksperiencë të mëparshme në zyrë kontabiliteti (1-2 vjet);
  • Aftësi shumë të mira të programeve financiare dhe paketës Office;
  • Aftesi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
  • Aftësi shumë të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Aftësi shumë të mira kontrolluese dhe organizuese;
  • Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Njohja e gjuhëve të huaja ( anglisht )

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike info@balkanscapital.al me subjekt “Financë - Aplikim pune"

Afati i dorëzimit: 20/03/2025


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top