Tirane, ofroj vend pune External Communication Expert
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,po kërkon të punesojë External Communication Expert për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.
External Communication Manager është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zbatimin e strategjive të komunikimit të jashtëm të kompanisë. Qëllimi i këtij roli është të forcojë imazhin publik, të sigurojë koherencë për mesazhet e kompanisë dhe të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me median, institucionet dhe partnerët e jashtëm.
Detyrat:
Kualifikimet:
External Communication Manager është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zbatimin e strategjive të komunikimit të jashtëm të kompanisë. Qëllimi i këtij roli është të forcojë imazhin publik, të sigurojë koherencë për mesazhet e kompanisë dhe të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me median, institucionet dhe partnerët e jashtëm.
Detyrat:
- Harton dhe zbaton strategjinë e komunikimit të jashtëm në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Udhëheq përgatitjen e komunikatave zyrtare, deklaratave, njoftimeve për shtyp dhe materialeve të tjera të komunikimit.
- Menaxhon marrëdhëniet me median, organizatat partnere dhe aktorë të tjerë të jashtëm.
- Koordinon dhe monitoron daljet publike të kompanisë, përfshirë intervistat, konferencat për shtyp dhe eventet zyrtare.
- Mbikëqyr monitorimin mediatik dhe përgatit raporte analitike mbi përmendjet, reputacionin dhe temat e ndjeshme.
- Siguron që mesazhet e kompanisë të jenë të unifikuara dhe të përputhshme me strategjinë e komunikimit.
- Bashkëpunon me departamente të tjera për të mbështetur iniciativat që kërkojnë komunikim të jashtëm.
- Ofron këshillim drejtuesve të kompanisë në situata të komunikimit të ndjeshëm ose krizash.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor (përparësi Master) në Komunikim, Marrëdhënie Publike, Gazetari, Marketing ose fushë të ngjashme.
- Minimum 5 vite eksperiencë në komunikim të jashtëm, menaxhim komunikimi ose role të lidhura.
- Aftësi të shkëlqyera shkrimi, redaktimi dhe komunikimi verbal.
- Eksperiencë në marrëdhënie me median dhe menaxhim të situatave të komunikimit.
- Aftësi të forta menaxhuese dhe organizative.
- Mendim strategjik, aftësi analitike dhe kreativitet.
- Njohuri të mira të mjeteve të komunikimit digjital dhe platformave mediatike.
Apply