• Tirane, ofroj vend pune Elektricist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance InvestmentGroup është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial.

Kompania ManeTCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Mane TCI eshte kompani ndertimi pjesëe Balfin Group.

Pozicioni: Elektricist
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Palasë-Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:

Siguron furnizimin me energji elektrike të kantierit, mirëmban rrjetin, kontrollon linjat dhe evidenton problemet, bën raportimet përkatëse.

Raportontek : Inxhinieri Elektrik/ Përgjegjësi Teknik në Kantier

Detyra dhe Përgjegjësi :

·Të sigurojë furnizimin me energji elektrike të kantierit.
·Të mirëmbajë rrjetin ekzistues të linjave të furnizimit.
·Të shtojë linja të reja sipas kërkesës, mundësive teknike dhe sigurimit teknik.
·Të kontrollojë fizikisht cdo ditë linjat elektrike.
·Të kontrollojë periodikisht gjëndjen e tokëzimit.
·Të kujdeset për tabelat që informojnë dhe ndalojnë veprimet në linja dhe kuadro elektrike nga persona që nuk janë të autorizuar si dhe të vendosë tabela të reja atje ku e sheh të arsyeshme.
·Të marrë masa të menjëhershme dhe të lajmërojë autoritet përkatëse (drejtorin ekantierit, inxhinierin elektrik, inxhinieret e kantierit) kur vëren ndërhyrje në rrjet apo kuadro elektrike nga persona tëpaautorizuar.
·Të kujdeset për gjeneratorin, furnizimi me naftë. Të ketë naftë rezervë për 8 orë
·Të kontrollojë linjat elektrike të nënkontraktorëve, zgjatuesat, spinat për dëmtime të mundshme.
·Të mos lejohen të punojnë kur linjat janë të dëmtuara apo spinat jashtë kushteve teknike.
·Të mirëmbajë dhe përmirësojë rrjetin e ndricimit të kantierit sipas udhëzimeve të Inxhinierit elektrik.
·Të mos bëj veprime për të cilat nuk është i sigurtë (është veprim i drejtë apojo.)
·Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik (uniformë, këpucë, jelek).
·Udhëzimet ditore te punës do ti marre nga drejtori i kantier, inxhinieri i ndertimit, inxhinieri elektrik.
·Njëherë në muaj do të informohet dhe testohet për rregullat e sigurimit teknik.
·Asnjë pajisje nuk duhet lejuar të punojë pa u lidhur me tokëzimin.
·Përcdo problem teknik të komunikoj me inxhinier elektrik.
·Detyra të tjera që i caktohen.

Edukimi:

· Të ketë mbaruar shkollën e mesme për elektricist.

Eksperiencat e punës:

· Të ketë eksperience pune nëprofile të ngjashme zbatimi.

Kualifikime të tjera:

·Njohuri shume të mira të elementeve bazë të sistemit elektrik.
· Njohuri shumë të mira tërregullores së sigurimit teknik.

Aftësi të tjera:

· Aftësi kompetente në instalime elektrike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti.
· Aftësi për të evedentuar dher aportuar problemet.
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.

Mënyra e aplikimit:

Tëgjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr@manetci.alme subjekt MTCI_1618 ose duke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare tëMane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi

Afati i dorëzimit: 27/07/2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi iShqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top