Tirane, ofroj vend pune Elektriçist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Elektricist
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Elektriçist.
Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është riparimi, instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve elektrike dhe sistemeve të lidhjeve elektrike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asistenca teknike në mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike, si dhe ndërrimi i pjesëve të amortizuara, të cilat paraqesin problematikë në objektin e punës.
- Instalimi i pajisjeve elektrike
- Testimi i pajisjeve elektrike dhe instalimi i mjeteve mbrojtëse
- Kontrollimi i sigurisë së pajisjeve elektrike
- Zgjedhja, prerja dhe lidhja e telave dhe kabllove në terminale dhe konektorë
- Matja dhe shtrimi i pikave referencë të instalimit
- Pozicionimi dhe instalimi i panelit të çelësave elektrikë
- Testimi i vazhdimësisë së qarqeve etj.
- Kryerja e punëve tjera sipas nevojës dhe natyrës së profesionit të kërkuara nga kompania.
- Përvojë pune e mëparshme në fushën elektrike
- Aftësi të të kuptuarit teknik
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip
- Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
- Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp