• Tirane, ofroj vend pune Elektriçist

Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Elektriçist.

Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është riparimi, instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve elektrike dhe sistemeve të lidhjeve elektrike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Asistenca teknike në mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike, si dhe ndërrimi i pjesëve të amortizuara, të cilat paraqesin problematikë në objektin e punës.
  • Instalimi i pajisjeve elektrike
  • Testimi i pajisjeve elektrike dhe instalimi i mjeteve mbrojtëse
  • Kontrollimi i sigurisë së pajisjeve elektrike
  • Zgjedhja, prerja dhe lidhja e telave dhe kabllove në terminale dhe konektorë
  • Matja dhe shtrimi i pikave referencë të instalimit
  • Pozicionimi dhe instalimi i panelit të çelësave elektrikë
  • Testimi i vazhdimësisë së qarqeve etj.
  • Kryerja e punëve tjera sipas nevojës dhe natyrës së profesionit të kërkuara nga kompania.
Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune e mëparshme në fushën elektrike
  • Aftësi të të kuptuarit teknik
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top