• Tirane, ofroj vend pune Elektriçist dhe Mirëmbajtës i paneleve diellore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
MUNDËSI PUNËSIMI ELEKTRIÇIST DHE MIRËMBAJTËS I PANELEVE DIELLORE

Kompania VEGA Electric, pjesë e VEGA Group, operon në fushën e mirëmbajtjes dhe asistencës teknike, jo vetëm për të gjithë klientët që VEGA Group ofron shërbimet e saj, por edhe për klientët e tjerë të angazhuar në industrinë e energjisë së rinovueshme.

Në kuadrin e zgjerimit të saj, është në kërkim të një Elektriçisti dhe Mirëmbajtësi të paneleve diellore të kualifikuar dhe me përvojë për t'u bashkuar me ekipin tonë. Kandidatët idealë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme dhe të jenë të gatshëm të punojnë në projekte në qytete të ndryshme brenda Shqipërisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Elektriçistit:
  • Instalon dhe mirëmban pajisjet dhe aparaturat elektrike industriale dhe civile duke siguruar që të gjitha instalimet të jenë në përputhje me standardet e sigurisë dhe rregulloret teknike.
  • Monitoron gjendjen e pajisjeve elektrike dhe kryen riparime të nevojshme për të siguruar funksionimin e tyre të pandërprerë.
  • Kryen matje dhe kontrolle periodike të parametrave të funksionimit të aparaturave elektrike, duke përfshirë tensionin, rrymën, rezistencën si edhe dokumenton rezultatet e matjeve te kryera.
  • Lexon dhe interpreton me saktësi skemat dhe projektet elektrike, për të realizuar instalime dhe mirëmbajtje në përputhje me planet e projektit.
Kriteret e kërkuara:
  • Eksperiencë pune: Minimalisht 3 vite eksperienë si elektriçist.
  • Arsim profesional: Certifikim përkatës për elektricist.
  • Njohuri teknike: Aftësi për të interpretuar projekte dhe skema elektrike.
  • Patentë shoferi: Klasi B

Detyrat dhe përgjegjësitë e Mirëmbajtësit të paneleve diellore:
  • Ndihmon ekipin në instalimin dhe kontrollin e sistemeve apo aparaturave duke siguruar që të gjitha materialet dhe veglat e nevojshme janë në vendin e punës në kohën e duhur.
  • Kryen procesin e pastrimit të paneleve dhe pajisjeve sipas instruksioneve teknike, duke siguruar që ato janë të pastra dhe të gatshme për funksionim optimal.
  • Ndjek udhëzimet e dhëna për pastrimin dhe mirëmbajtjen, duke përdorur mjetet dhe metodat e përshtatshme për të shmangur dëmtimet.
  • Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit për të siguruar një rrjedhë të qetë dhe efikase të punës.

Kriteret e kërkuara:

  • Eksperiencë pune: 2 vjet në mirëmbajtje në industri të ngjashme ose të njëjta.
  • Arsim: Arsim bazë.
  • Patentë shoferi: Klasi B.

Kushtet e punës:
  • Kohëzgjatja javore e punës: E hënë - e shtunë
  • Lokacioni: Puna organizohet në grup dhe zhvillohet në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
  • Transporti: Transporti për në vendin e punës dhe projekt mbulohet nga kompania.

Nëse plotësoni këto kritere dhe jeni të interesuar për këtë mundësi, ju ftojmë të kontakotni në numrin +355 69 77 97 057 për t'u bërë pjesë e një kompanie dinamike dhe profesionale.

Cel. : +355 69 77 97 057
 


WhatsApp
Back
Top