• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Ekonomiste

2 N sh.pk
është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. me nje game te gjere sherbimesh si : Ndertim, Insfrastrukture, Sherbim Skelerie , etj, kerkon te zgjeroje stafin e saj ne Departamentin e Financave , ne pozicionin :

Ekonomiste : Roli saj konsiston në përgatitjen e përgjithshme të pasqyrave financiare dhe mujore, në përputhje me standardet dhe procedurat e shoqërisë. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve në perputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.

Detyrat:

  • Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve në perputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Kontabilizon pagat e punonjesve te kompanise.
  • Kryen regjistrimin e veprimeve bankare dhe arken;
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike;
  • Ndjek ecurinë e pagesave të klientëve në bazë të kontrave të shitjes për objekte të ndryshme.
  • Kontrolli i detajuar i të ardhurve dhe shpenzimeve të shoqërive dhe analizave sipas projekteve.
  • Përgatit pasqyrat financiare mujore/vjetore menaxheriale;
  • Ndjek deklarimet mujore të Librave të Blerjes dhe të Shitjes, TVSH, tatim në burim;
  • Shikon raportet përmbledhëse për të përcaktuar bilancet.
  • Pergatitja dhe kontrolli i raporteve periodike sipas kerkesave se Administratorit .
Kualifikimet:

  • Diplome te shkolles se larte ne Fakultetin Ekonomik , Dega Finance – Kontabilitet , Master ne Finance-Kontabilitet .
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjecare preferohet ne Kompani Ndertimi .
  • Të ketë njohuri të mira të programit Bilanc ose Financa 5;
  • Të ketë aftësi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Të ketë aftësi multitasking, integritet të lartë, dhe orientim në detaje.
  • Të jetë e orientuar për problemet dhe për të arritur përfundimin;

Përfitimet:

1.Një ambient mikpritës dhe që keni mundësi dhe shfaqje për botën profesionale;
2.Një pozicione pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
3.Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
4.Paga konkurruese në treg;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë Cv-në në adresën : [B]hr.2nshpk@gmail.com[/B] ose ne nr.Cel: +355 68 85 13 500 (duke specifikuar në subjektin e e-mail-it titullin e pozicionit)

*Kandidatet që do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vend nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtje të Dhënave Personale



Cel. : 0688513500
 


Apply WhatsApp
Back
Top