• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Kërkojmë Ekonomist në Hotel Continental - Pjesë e Kastrati Group

Hotel Continental, pjesë e Kastrati Group, po kërkon një Ekonomist të angazhuar dhe të detajuar për t'u bashkuar me ekipin tonë.
Ky është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të kontribuojnë në menaxhimin financiar dhe administrimin e furnizimeve të hotelit.

Detyrat kryesore të punës:
  • Kontrollon raportet e furnizimeve dhe hyrjes së mallrave në departamentin e pijeve dhe ushqimit.
  • Krahason faturat me porositë e blerjes për sasitë, çmimin dhe kushtet e blerjes.
  • Regjistron të gjitha faturat në kuponat e blerjeve për çdo furnizues.
  • Poston rregullisht kuponat e blerjeve në librin e blerjeve.
  • Përgatit pagesat dhe transfertat sipas kushteve të kontratave.
  • Rakordon blerjet me magazinën në çdo mbyllje.
  • Rakordon librin e furnizimeve me librin kryesor.
  • Bën backup të librit të blerjeve në baza ditore.
  • Përgatit raportin e taksave sipas legjislacionit në fuqi.
  • Sigurohet që të gjitha përllogaritjet të bëhen në baza mujore dhe të realizohet kthimi i duhur për muajin e mëparshëm.
  • Sigurohet që të gjitha pagesat janë përgatitur sipas legjislacionit dhe janë dërguar në bankë në kohë.
  • Pjesë e grupeve të inventarëve mujore.
  • Mban korrespondencë me debitoret.
  • Përgjigjet ankesave të klientëve/furnizuesve lidhur me pagesat dhe arketimet periodike.
  • Kontrollon balancat ditore të bankave dhe bën raportimin për to në baza ditore.
  • Raportim periodik në lidhje me pagesat/arketimet për klientë/furnizues.
Orari i punës:
  • E Hënë deri të Premte: 08:00 - 17:00
  • E Shtunë: 08:00 - 14:00
Vendi i punës:
  • Hotel Continental, Vorë
Nëse keni aftësi analitike, jeni të orientuar pas detajeve dhe doni të punoni në një mjedis dinamik, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë.

Procedura e Aplikimit: Te gjithe te interesuarit mund te dërgojne me e-mail aplikimin e tyre ne lorena.nerjaku@continentalvora.al
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencë të plotë dhe konform ligjit për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top