• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
8 Rr. Bardhyl | Siri Kodra | Riza Cerova
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti në fushën e tregëtimit të veglave të punës, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Ekonomist.

Përshkrimi i Punës: marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Regjistrimi i faturave të shitjeve dhe blerjeve për shpenzimet dhe të ardhurat
• Regjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordim në lidhje me lëvizjet e materialeve
• Ndjek ecurinë e pagesave të klientëve në bazë të kontrave të shitjes për
• Kontrolli I detajuar i shpenzimeve & të ardhurave mujore të realizuara
• Rakordime me bankat, balancat e llogarive mujore, kontrolli I saktësisë së regjistrimeve të transaksioneve bankare në kontabilitet
• Ndjekja e detyrimeve të furnitorëve. Plotësimi i urdhërpagesave.
• Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjeçare.

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi:
Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë).
Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.
Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në kompani tregëtare, retail, import-eksport

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze.
  • Të njohë shumë mirë programin Bilanc.
  • Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
  • Të njohë shumë mirë magazinën, kodet dhe lëvizjet e brendshme.
  • Të njohë dhe të realizojë plotësisht në program proçesin e blerjes, shitjes dhe inventarizimit të mallit.
  • Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
  • Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.
  • Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [B]rekrutim@profesionisti.al[/B] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top