Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/Financier
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “WELL” Sh.p.k., me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, KM 12, shpall vakant pozicionin: Kontabilist / Financier (niveli senior)
Kontabilist/Financier është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve financiare, rakordimin e arkave dhe veprimeve të tjera të kryera në përputhje me udhëzimet përkatëse financiare. Ai planifikon, koordinon dhe drejton veprimet financiare në konsultim me menaxherët e lartë dhe me bordin drejtues të shoqërisë.
PËRGJEGJËSI DHE DETYRA
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Aplikimet mbyllen më 10 Mars 2021
Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al dhe well.rekrutime@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

- Menaxhon të gjitha operacionet dhe transaksionet financiare;
- Trajton mbylljet mujore, tremujore dhe vjetore;
- Rakordon llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme;
- Siguron pagesat bankare në kohë (E-banking);
- Llogarit taksat dhe përgatit deklaratat tatimore;
- Bën deklarimet mujore sipas afateve të përcaktuara nga dpt (e-filling) dhe ekzekutimin e pagesave, (librat shitje-blerje, fdp e tvsh, deklarata e tatimit në burim, listpagesa, tatim fitimi) etj.
- Menaxhon bilancet dhe pasqyrat e fitimit / humbjes;
- Raporti mbi qëndrueshmërinë financiare dhe likuiditetin e kompanisë;
- Përfaqëson shoqërinë në marrëdhëniet me organet, institucionet shteterore, veçanërisht për sa i përket aspekteve financiare;
- Realizon përdorimin me efiçencë dhe efektivitet të burimeve financiare duke respektuar parimet e transparencës, mirëbesimit, ligjshmërisë;
- Përgatit dhe deklaron pasqyrat financiare vjetore dhe deklaratën vjetore të tatim fitimit, sipas kërkesave dhe afateve të dpt (e-filling).
- Ruan dokumentacionin në mënyrë fizike dhe dixhitale, për operacionet financiare dhe transaksionet.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë Ekonomik, në profilin Kontabilitet/ Financë;
- Eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në këtë pozicion. Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në kompani retail;
- Të zotërojë programin financiar FINANCA 5 dhe paketën MS Office;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe aftësi të mira analitike;
- I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
- Të njohë dhe zotorojë gjuhën angleze;
- Leje drejtimi;

Apply WhatsApp